Profesor Përparim Kabo shprehet se Partisë Socialiste tashme i ka mbetur vetëm emri. Në një koment në rrjetin social “Facebook”, Kabo shprehet se sot Partia socialiste nuk është aspak socialdemokrate. Profesori thekson se kjo parti pasuroi çmendurisht të pasurit dhe varfëroi të varfrit.
Gjithashtu, Kabo sqaroi se PS-ja sot është vetëm një emër nga historia e tranzicionit…mirënjohje për ata që kontribuuan realisht. Keqardhje që kjo vlere e historisë nuk është më.
Postimi i plotë i Përparim Kabo
Pse nuk ka me parti socialiste? Nuk ka sepse nuk ka me socialiste te tipit socialdemokrat…sepse parimet e nje shoqerie dhe shteti social nuk takohen ne politiken e realuzuar nga ajo qe vetem emrin ka Partia Socialiste. Parimet socialdemokrate ne mijevjecarin e ri e pranojne ekonomine e lire te tregut dhe globalizmin por mbajne ekuilibrat me respektimin e interesave publike dhe politikave sociale cka siguron respektimin e interesave te individit dhe shoqerise.
Ne kushtetuten e RFGJ ka dy nene, njeri thote RFGj eshte shteti social, neni tjeter thote, prona private ka detyrime publike. Kongresi i Hamburgut i 2007 caktoi objejtivat socialdemokracise ne shekullin XXI…ja njeri prej tyre. Punetori te perfitoje nga te ardhurat me qellim qe me parate te krijoje kapital dhe me kapital te krijoje prone. Ja pse Partia socialiste sot me nivel Balle eshte nje parti aspak socialdemokrate. Ne politikat qe ndjek nuk e ngushtoi dallimin social ekonomik, pasuroi cmendurisht te pasurit dhe varferoi te varferit.
Nuk tregoi as nje kujdes per pasurite kombetare , pronat publike dhe ato private personale apo familjare. Sherbimet publike ose i la ne dore te privatit ose i la ne nje nivel per te deshiruar. Ne Partine Socialiste sot nuk ka klime te shendetshme institucionale demokratike, nuk ka meritokraci, nuk ka mendim teknokratik dhe ekspertiz sepse niveli kulturor ka rene shume, se idealet jane zevendesuar me interesat, dhe baza e partise eshte shendruar ne grupin preferencial te militanteve dhe interesave e biznesit ne terren.
Ne strukturat e saj te drejtimit ka autoritet dhe jo luajalitet. Sot ne okelion PS ka bizensmen marifetcinje 99 dhe snobiste ka edhe te paditur shembullor. Partia Socialiste qe solli aq ndryshime dhe kontriboi aq shume per shendrimet demokratike ne vend eshte nje histori e te shkuares…PS sot eshte vetem nje emer nga historia e tranzicionit…mirenjohje per ata qe kontribuan realisht. Keqardhje qe kjo vlere e Historise nuk eshte me…
12 qershor 2020 pkabo /l.m/Fjala.al