Artan Fuga “në krah të maturantëve”: Rinia shqiptare ka të drejtë të revoltohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademiku Artan Fuga përmes një statusi në Facebook ka shprehur mbështetjen e tij lidhur me protestën e maturantëve e cila po zhvillohet duke nisur nga paraditja e kësaj të premte.
Shkak i kësaj proteste është bërë provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsië, pasi sipas studentëve teza ishte e vështirë dhe nuk kishte lidhje me mësimet që ishin zhvilluar gjatë kësaj periudhe studimesh.
Për akademikun Artan Fuga, maturantët kanë të drejtë që  protestojnë.

Maturantët dëshmojnë se u bëhen privilegje politike antarëve të forumeve politike, se jepen kopje, se ka trajtime të privilegjuara, se ka presione mbi mësuesit politikisht!Hapini gojën maturantëve dhe do të shohim se çfarë na dëgjojnë veshët! Rinia shqiptare ka të drejtë të revoltohet!” ka shkruar ndër të tjera Fuga.

Postimi i plotë

Unë mbështes fort protestën e maturantëve të Shqipërisë
Ata kanë një mijë herë të drejtë!
Trajtohen me privilegje politike grupe dhe shtresa të caktuara, niveli i dijeve që u jepet është skandaloz, tezat e ndërtuara në mënyrë qesharake, shpërndarje e tyre në degët universitare e gjitha e dalë boje dhe e korruptuar, e ardhmja e tyre kulturore e vendosur në hone rrëpirash!
Arsimimi që u jepet po u shkatërron jetën për dekadat e ardhëshme! Ata kanë të drejtë!
Ligja për arsimimin dhe standardet e shkollimit të kalbura!
Janë të mirë, të edukuar, me etikë të duruar, por politika u ka vendosur gjurin në kokë, po u marrin frymën burokratët, të paaftët, ata që nuk duan një rini të shkolluar!
Gjendja e studentëve dhe e cilësisë të diplomave është po aq e tmerrshme! Shoqëria po i merr frymën rinisë shkollore dhe universitare!
Po prish shpresën e kombit, po e dhunon, e ka lënë pa të drejta, në mëshirën e fatit, në papunësi profesionale, u jep mundësi o shitësa, o roje, o policë, o numurues votash në komisione votimi!
Diplomat pa vlerë në treg!
Shkolla nuk është skena e striptizës politike dhe e deklarateve boshe dhe të dëmshme!
Maturantët dëshmojnë se u bëhen privilegje politike antarëve të forumeve politike, se jepen kopje, se ka trajtime të privilegjuara, se ka presione mbi mësuesti politikisht!
Hapini gojën maturantëve dhe do të shohim se çfarë na dëgjojnë veshët!
Rinia shqiptare ka të drejtë të revoltohet!/Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Rikthehet shërbimi i detyruar ushtarak? Deputeti i Ramës zbulon nismën e fortë të PS

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Xhemal Qefalia zbuloi në emisionin “Off the Record”, se mund të ndërmerret në të...

Shqetësimet e reja: Inteligjenca artificiale mund të shkatërrojë artistët

Muzikanti britanik, Paul McCartney ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale (IA) mund t’i “shkatërrojë” artistët nëse miratohet një ndryshim i propozuar i ligjit për të...

Zjarri te Komuna e Parisit nisi nga kompresori i frigoriferit të një marketi

Zjarri që ra pasditen e sotme në kompleksin e pallateve “Kika” në zonën e Komunës së Parisit la pas tre automjete të djegura dhe...

72% e mjeteve, më të vjetra se 15 vjet/ Shumë trafik e ndotje, cilat janë rrugëzgjidhjet

Në fund të vitit të kaluar, u hap për qarkullim Unaza e Madhe e Tiranës. Ndërtimi i saj, që pritet të përfundojë plotësisht brenda...

Të gjithë njëlloj/ The Economist: Po jetojmë në epokën e kirurgjisë plastike

Klientët e rinj në vendet në zhvillim kanë nxitur lulëzimin e kirurgjisë plastike. Rënia e kostove dhe përgjithësimi i standardit të bukurisë po nxisin...

Lajme të tjera

Web TV