Anëtarët e bandës së Bajrajve dhe Avdylajve duhet të deklarojnë burimet e pasurisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni “Forca e Ligjit” iu është drejtuar sot katër personazheve të njohur të botës së krimit, duke iu kërkuar të deklarojnë burimet e pasurisë së tyre. Bëhet fjalë për katër emra mjaft të njohur për drejtësinë shqiptare, Alket Hatija, Saimir Gjepali, Erogen Brajoviq dhe Denis Brajoviq.

44-vjeçari Alket Hatija është konsideruar si “Zoti” i drogës nga mediet italiane, pasi kihste dërguar në vendin fqinj qindra kilogramë heroinë dhe kokainë. Hatija jetonte në një vilë me bunker në Berat dhe ruhej gjatë gjithë kohës nga truproja të armatosura, para se të arrestohej në korrik të vitit 2017, teksa po shkonte të takonte një mikun e tij në Durrës raporton BW.

Saimir Gjepali është arrestuar gjatë operacionit Vol-Vo 4, si anëtar i grupit “Avdylaj”, ku u goditën katër grupe kriminale për laboratorin e heroinës në Has. Gjithashtu, Gjepalaj njihet edhe për kërcënimin ndaj gardianit të burgut ‘313’, së bashku me anëtarët e tjerë të bandës së Avdylajve.

Ndërkohë, dy personazhet e tjerë të botës së krimit janë anëtarë të bandës kriminale “Bajraj”, në Shkodër.

Erogen Brajoviq, banues në Shkodër, për të cilin Gjykata e Lartë e Podgoricës, Mali i Zi, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Mbatja pa leje e armëve dhe eksplozivëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Malit të Zi;

Denis Brajoviq, banues në Shkodër, nën hetim për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV