Kante, Jorginho dhe 8 të tjerët që do sakrifikohen nga Chelsea

E ardhmja e yjeve si Kante, Ross Barkley, Jorginho, Pedro, Emerson Palmieri, Marcos Alonso dhe Michy Batshuayi është më shumë sesa në dyshim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në revolucionin e Chelsea këtë verë, do të sakrifikohen lojtarë të rëndësishëm për ti bërë vend gardës së re të nevojshme dhe të kërkuar nga trajneri Lampard, për të ringjitur ekipin në majat e Europës. Tekniku i Blues do të duhet të shesë për të nënshkruar më pas me emra si Havertz, Chilwell dhe Werner, dhe kjo mund të nënkuptojë daljen e detyruar për një mori fituesish të Premier League.

Klubi londinez me gjasë do lëvizë një numër të madh lojtarësh për të ndihmuar në financimin e shpenzimeve të verës. E ardhmja e yjeve si Ross Barkley, Jorginho, Pedro, Emerson Palmieri, Marcos Alonso dhe Michy Batshuayi është më shumë sesa në dyshim.  Ndërsa shumica e klubeve janë duke llogaritur koston financiare të krizës së koronavirusit, Chelsea është i zënë duke bërë lëvizje në tregun e transferimeve.

Pas përfundimit të nënshkrimit të sulmuesit të Ajax, Hakim Ziyech, Blues tani kanë rënë dakord për një marrëveshje 53 milionë Euro for për yllin e RB Leipzig, Timo Werner. Frank Lampard gjithashtu dëshiron Kai Havertz të Bayer Leverkusen të vlerësuar me 75 milionë ndërsa Ben Chilwell i Leicester mbetet objektivi i tij i parë në linjën e majtë.

Shpenzimet e tyre mund të arrijnë në 250 milionë paund nëse ato përfundojnë sipas planit. Pronari Roman Abramovich i ka premtuar Lampard fondet që ai nuk ishte në gjendje të shpenzonte gjatë bllokadës së transferimit të verës së kaluar.

Të fundit

Napoli merr masa pas dëmtimit të Lukakut, piketon sulmuesin e ri

Napoli merr masa pas dëmtimit të Romelu Lukakut. Lëndimi i sulmuesit belg, që do ta detyrojë të qëndrojë jashtë...

Kushtetuesja zbardh vendimin, pritet të rinisë seanca për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi pak minuta më parë aktgjykimin e plotë që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Tashme pritet...

Sulmi ndaj produktit vendas, ku është shteti?

Në Shqipëri, çdo herë që bujqësia dhe blegtoria ngrenë kokë, mediat e paguara nxjerrin “skandale” të rreme. Mjafton një lajm i fabrikuar, një video...

Djali i Orwell-it: “Ferma e Kafshëve”, puna në ekip e prindërve të mi

Në 80 vjetorin e satirës klasike Richard Blair për rolin që luajti nëna e tij në zhvillimin e fabulës politike të vitit 1945 – dhe...

Pushime në atdhe, fluks i lartë turistësh në pikat kufitare

Vijon të mbetet i lartë fluksi i qarkullimit në pikat kufitare, si pasojë e kthimit të emigrantëve pas pushimeve në atdhe dhe hyrjes së...

Lajme të tjera

Web TV