NASA zbulon një planet të banueshëm në madhësinë e Tokës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i divizionit të astrofizikës në NASA, është shprehur se sateliti survejues TESS ka arritur qëllimet e tij për gjetjen e planetëve të ngjashëm me Tokën. Kompania amerikane njoftoi, të hënën se teleskopi i saj kishte bërë të mundur zbulimin e një planeti të ri me përmasat e Tokës i cili kishte probabilitet të kishte shenja jetë dhe ujë si në Tokë.

I quajtur “TOI 700 d”, ky planet është 100 vite dritë nga Toka. Ishin disa disa astronomë amatorë, përfshirë një student të shkollës së mesme me emrin Alton Spencer, që zbuluan planetin. Më pas zbulimi u konfirmua nga teleskopi hapësinor Spitzer.

Disa planetë të tjerë të një tipi të ngjashëm janë zbuluar më parë, nga teleskopi i vjetër hapësinor Kepler, por ky ishte zbulimi i parë që bëhej nga teleskopi TESS.  TESS arrin të konstatojë praninë e një planeti, madhësinë e tij, orbitën e tij, etj.

Sateliti TESS zbuloi tre planetë rreth këtij yllit “TOI 700”, të quajtur TOI 700 b, c dhe d. Vetëm “d” dyshohet të jetë i banueshëm.  Ai është pothuajse sa madhësia e Tokës dhe bën rrotullim rreth yllit të tij për 37 ditë.

Shkencëtarët e NASA, shpjegojnë se ky planet është i mbuluar nga oqeanet me “një atmosferë të dendur të dominuar nga dioksidi i karbonit, i ngjashëm me atë që Marsit miliona vite më parë”.

Shumë astronomë tani do të vëzhgojnë planetin me instrumente të tjerë, duke marrë të dhëna të reja që mund të korrespondojnë me një nga modelet e parashikuara nga NASA./Fjala.al

Burimi: Le Monde

Të fundit

“Gjyqtarët e kanë rreptësisht të ndaluar…”/ Ç’parashikonte Kushtetuta në 1925-ën

Nga Dashnor Kaloçi Memorie.al / Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë...

Dëbora artificiale “shpëton” sezonin e skive në Alpet austriake

Me temperaturat mbi mesataren sezonale dhe mungesën e reshjeve të borës, shpatet në Kitzbuhel të Alpeve austriake po mirëpresin vizitorët me borë artificiale. Në Kitzbuhel...

SHBA ndërpret ndihmën ushtarake për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se SHBA do të ndalojë ndihmën ushtarake për Ukrainën. “Presidenti ka qenë i qartë se ai është i fokusuar në...

Inflacioni në Eurozonë bie për herë të parë pas 4 muajsh, arrin në 2.4%

Inflacioni në Eurozonë ka rënë për herë të parë pas katër muajsh në 2.4%, duke forcuar shpresat e vendimmarrësve të Bankës Qendrore Europiane (BQE)...

Lajme të tjera

Web TV