Juventus në finalen e Kupës së Italisë, Milan qan “çmendurinë” e Rebicc

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juventus avancoi në finalen e madhe të Kupës së Italisë, pas barazimit 0-0 në shtëpi ndaj Milanit, një rezulta që premion armatën e trajnerit Maurizio Sarri për shkak të golit në fushë kundërshtare. Në “J Stadium” nuk u tund rrjeta qoftë një herë të vetme, por goli në barazimin 1-1 në stadiumin San Siro në transfertën ndaj kuqezinjve, e çon Ronaldo & Co në finalen e turneut të dytë për nga rëndësia në Apenine.

Fraksioni i parë i lojës rezervoi më shumë detaje pikante se i dyti. Cristiano Ronaldo kishte në këmbët e tij një top që do ndryshonte totalisht llogaritë nëse shkonte në rrjetë. Por penalltia e marrë përsipër nga portugezi kishte potencë por jo saktësi dhe u ndal nga shtylla e portës së Milan. (fjala.al). Kronika u pasurua me kroatin Ante Rebic që nuk dihet se nga ku e shpiku një faull vrasës që rrezikoi kokën e Danilo, dhe nuk e shmangu dot përjashtimin direkt nga arbitri.

Në superioritet numerik, Sarri u pa jo pak herë i trazuar nga vija anësore duke kërkuar avantazhin që gjithsesi nuk erdhi kurrë as të gjithë pjesën e dytë. Juventus kualifikohet në finale edhe me këtë barazim “shterpë” dhe tani pret i qetë përballjen Napoli-Inter mbrëmjen e së shtunës, për të mësuar me kë do diskutojë trofeun.

ndërkohë Milan që nuk fiton ndaj Juventus në Kupën e Italisë që prej vitit të largët 1985, nuk e bëri dot as këtë herë, e ndoshta do të duhet kohë për shortin dhe kalendarin, që ta provojë sërish kundër fatit të keq.

 

 

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV