Vrasja në Rrëshen/ Policia jep 20 milionë lekë për çdo informacion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot rreth orës 10.00, në një kafene të Rrëshenit është ekzekutuar një 47-vjeçar.

Detaje të tjera janë zbardhur nga vrasja e biznesmenit 47-vjeçar Kastriot Reçi. Bëhet me dje se policia ka gjetur pranë një pallati një snajper, me të cilin mendohet se është qëlluar Ruçi. Ky i fundit u qëllua vetëm me një plumb, ndërsa ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Arma e krimit mund të çojë më pranë identifikimit të autorëve, ndërsa thuhet se ka qenë një vrasje e kryer nga profesionistë.

14:20 Sandër Lleshaj e Ardi Veliu bëjnë lëvizjen e papritur

Ekzekutimi i biznesmenit Kastriot Reçi në qytetin e Rrëshenit, ka ngritur në këmbë të gjitha strukturat e shtetit. 47-vjeçari u qëllua në afërsi të lokalit të tij në Rrëshen, pranë komisariatit të policisë.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi së bashku me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun mësohet se janë nisur menjëherë drejt qytetit të Rrëshenit.

Policia dyshon se vrasja është bërë për hakmarrje dhe se ka lidhje me veprimtarinë kriminale të 47-vjeçarit dhe vëllait të tij, Gaspër Reçi, i vrarë në prill të 2017, në Itali.

14:45 Policia vë shpërblim 2 milionë lekë për çdo informacion

Policia vë shpërblim 2 milionë lekë për çdo informacion të vlefshëm për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit të vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi në Mirditë. Në një komunikatë për mediat Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë njofton se kushdo që mund të ketë informacion të vlefshëm, të telefonojnë në numrin unik 112 dhe në numrin në dispozicion për këtë qëllim 069 41 06 449, duke ju garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të menjëhershëm./Fjala.al

Të fundit

Incident i frikshëm në MMA, sportisti shqiptar nxirret nga kafazi me barelë

Një përballje dramatike në arenën e arteve marciale mikse (MMA) në “MBW Park”, Mynih të Gjermanisë, u shoqërua me...

Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe...

Monika Kryemadhi ndryshon profesion, merr pjesë si aktore filmi

Pas një muaji intensiv ku çdo ditë bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika Kryemadhi si i është rikthyer sërish “planeve” të...

Ukraina ngre alarmin: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

Ukraina thotë se Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, duke...

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper, në Bruksel. Lajmin e ka bërë...

Lajme të tjera

Web TV