Protestat e maturantëve/Meta: Të merren në shqyrtim të gjitha kërkesat e nxënësve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për protestën e maturantëve për Maturën Shtetërore.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Meta shprehet se Komiteti i Maturës Shtetërore duhet të marrë në shqyrtim të gjitha kërkesat që kanë maturantët shqiptarë.

Gjithashtu Presidenti sugjeron që edhe zëri i vetëm i një maturanti duhet dëgjuar, vlerësuar dhe sqaruar për paqartësitë dhe vështirësitë që ka hasur në këtë kohë pandemie.

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta

Po ndjek me shqetësim protestën e maturantëve dhe kërkesat e tyre ndaj autoriteteve përgjegjëse.

I bëj thirrje Komitetit të Maturës Shtetërore që në përmbushje të detyrimit ligjor dhe përballë kërkesave të studentëve, në transparencë të plotë, të marrë sa më parë në shqyrtim të gjitha shqetësimet e tyre dhe t’u përgjigjet me përgjegjësi të plotë.

Edhe zëri i vetëm i një maturanti duhet dëgjuar, vlerësuar dhe sqaruar për paqartësitë dhe vështirësitë që ka hasur në këtë kohë pandemie.

Viti që kaloi ka qenë shumë i vështirë për të gjithë sistemin arsimor, por në mënyrë të veçantë për maturantët tanë.

Provimi i Maturës Shtetërore të shërbejë si një vlerësim i drejtë i dijeve të tyre në kohë të vështira, dhe jo si një ndëshkim ndaj pamundësisë objektive të studentëve dhe kufizimeve të pamerituara për arritjen e rezultateve të kërkuara! ??

 

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Djali dy vjeçar i Paris Hilton dëshiron të bëhet zjarrfikës pas zjarreve në Kaliforni

Zjarret që “përfshinë” Kaliforninë dhe dogjën mijëra shtëpi, përfshirë atë të Paris Hilton, e ndihmuan djalin e saj të vogël të...

21 Janari, jeta nuk është rotacion

Nga Frrok Çupi Edhe këtë vit, pas 14, në bulevardin e Madh ku u derdh gjak, u shfaqen disa nga të njëjtat fytyra që kemi...

Opozita malazeze bllokon seancën e Kuvendit dhe miratimin e buxhetit

Opozita në Mal të Zi, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), e bllokoi seancën e 21 janarit në Kuvend, ku në rend...

Zbardhet vendimi/ 530 kredi me zero interes për punonjësit e administratës

Do të jenë 530 punonjës të administratës publike që do të trajtohen me kredi të lehtësuar me interes 0% për blerje apartament banimi këtë vit (2025) Në...

Guardiola nxit Fodenin: Të rinovojë përjetësisht me Mançester Sitin

Pep Guardiola i ka kërkuar Fill Fodenit që të bëhet një lojtar i një klubi te Mançester Siti, duke ndjekur Erling Halandin në angazhimin...

Lajme të tjera

Web TV