Shtimi i rasteve të reja/ Epidemiologu: Ka ardhur koha për teste serologjike në masë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku dhe epidemiologu Ilir Alimehmeti ka deklaruar ditën e sotme se rritja e numrit e të infektuarve me Covid-19 nuk duhet parë si diçka shqetësuese, pasi sipas tij situate në spitale nuk është e rënduar.

“Nuk mund ta mohojmë faktin se po infektohen më shumë raste. Por numri i rasteve të reja nuk do të thotë cdo gjë. Duhet të kemi parasysh se e rëndësishme është mospërmbutja e sistemit shëndetësor. Pra, vëmendja është aty, të mos kemi fluks të madh në spitale. Rastet e reja duhet të izolohen patjetër. Shifrat tregojnë se vetëm 10.6 rasteve aktive janë të shtruar në spital nga rastet e reja, pra më shumë se 80.4% prej tyre janë në shtëpi”, – u shpreh Alimehmeti.

Më tej në intervistën për News24 ai shtroi se ka ardhur koha për testime serologjike në masë për të kuptuar se si dhe sa është përhapur koronavirusi në Shqipëri.

“Kjo varet nga testimet. Jemi vendi me nr. e testimeve më të ulëta në Europë. Duhet të kemi më shumë testime që të kuptojmë situatën reale. Kurba e virusit do varet nga testimet që do bëjmë. Ka ardhur koha për testime seriologjike në masë. Kështu flasim në errësirë dhe nuk e dimë asnjëherë rezultatin real”,– tha mjeku.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 57 raste të reja me koronavirus, një shifër kjo rekord që nga shpërthimi i Covid-19. Sot janë kryer 362 teste nga të cilat Kruja ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve ditore, pasi janë zbuluar 22 raste, ku 16 prej tyre lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre. Në total numri i rasteve aktive është 441 dhe i të prekurve që nga nisja e pandemisë 1521./re.gu/Fjala.al

Të fundit

“Nata e Thikave të Gjata”, ekzekutohen pa gjyq kundërshtarët e Hitlerit

30 Qershor 1934 Nga Leonard Veizi Ka netë në histori që nuk flenë kurrë. Jo prej zhurmës, por nga hijet. Ato...

Horoskopi ditor, 30 Qershor 2025

Dashi Për sa iu përket çështjeve te ezmeres, priten emocione pa fund gjate kësaj dite. Do ndiheni te lumtur ne krahët e partnerit tuaj dhe...

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë në rrezik banesat, pronat dhe...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Lajme të tjera

Web TV