Athletic Bilbao dhe Atletico, një barazim që nuk i shërben asnjërës

Athletic dhe Atletico ndajnë pikët  që e mbajnë të paqartë të ardhmen e tyre europiane.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është një barazim 1-1 që nuk i shërben asnjërës palë në ambiciet për kupat europiane, por të paktën u lejon të rinisin si duhet në fushë, pa dëmtime dhe probleme, pas 3 muajsh të tmerrshëm të ndalur nga pandemia. Athletic bilbao dhe Atletico Madrid ndanë mes tyre nga një pikë në një duel që vuri përballë dy nga ekipet me më shumë probleme në la Liga.

Diego Costa i rikuperuar për Colchoneros dhe Aduriz tashmë një kujtim për  baskët, ndërsa në stadiumin San Mamès u kujtuan mijëra viktimat e coronavirus. Në gjysmë ore lojë limit, erdhi edhe “cooling break” i aplikuar nga arbitri për të hidratuar lojtarët e për ti dhënë një pauzë të nevojshme ndërsa në të 37′ baskët morën avantazhin falë Munain, që shfrytëzoi asistin e Yuri.

Por Atletico arriti të barazonte pas vetëm dy minutash dhe ai që e firmosi ishte një Diego Costa “i akullt” para portierit Simon, pasi u shërbye në thellësi nga Koke. I shkëlqyer dedikimi i sulmuesit pas golit: Një fanelë me emrin Virginia, në mbështetje të Virginia Torrecilla, futbollistja e ekipit të femrave te Atletico Madrid që është operuar për një tumor, e tani vuan letargjinë. Kaq ishte…

Athletic dhe Atletico ndajnë pikët  që e mbajnë të paqartë të ardhmen e tyre europiane.

 

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV