Barça ndjen “dihatjen” e Realit, “Blancos” rikthehen vetëm 2 pikë larg

"Blancos" tani janë sërish 2 pikë larg pas suksesit 3-1 kundër Eibar.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse pandemia do ta lejojë që titulli kampion në futbollin spanjoll të caktohet ën fushën e blertë, do të jetë vërtet një luftë e bukur. Barcelona kryeson por ndjen presionin e Realit të Madridit pas krahëve, pasi “blancos” tani janë sërish 2 pikë larg pas suksesit 3-1 kundër Eibar.

Në më pak se 4 minuta lojë, mesfushori gjerman Toni Kroos i tregoi miqve se çfarë i priste pasi një “e brendshme” surprizuese pushoi në rrjetën e Eibar dhe i dha avantazhin Realit. Goli i dytë erdhi në një zbritje të rrufeshme në ofensivë që gjeti skuadrën mike zbuluar në prapavijë, e i dha Ramos gëzimin e shënuesit. Braziliani Marcelo shënoi pa shkuar në pushim golin e tretë, duke e kthyer në makth, ndeshjen e portierit serb Marko Dmitrovic.

Eibar arriti të shënojë golin e nderit me Bigas, por vetëm kaq. Tani Real Madrid ka 59 në 28 ndeshje të zhvilluara, dy pikë më pak se Barcelona kryesuese, dhe 9 më shumë sesa Sevilla e vendit të tretë.

Të fundit

“Mund ta bëhet minierë “floriri” , historiani: Ja si ta shpëtojmë Burgun e Spaçit

I ftuar në nje emision historiani Auron Tare deklaroi se burgu i Spaçit rrezikon që pas një shekulli të...

Shkencëtarët zbulojnë një mënyrë të re për të gjurmuar alienët

Një studim inovativ i udhëhequr nga astrofizikani dhe astrobiologu i Universitetit të Arizonës, Daniel Apai, prezanton një perspektivë të re mbi kërkimin e jetës...

Giacomo Matteotti – historia e vrasjes nga fashistët

-Një martir i demokracisë në Italinë e viteve ’20- Kush ishte Giacomo Matteotti? Giacomo Matteotti (1885–1924) ishte një politikan dhe intelektual italian, lider i Partisë Socialiste...

Tatimet analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, kur rrezikohet sekuestrimi i makinës

Bizneset dhe individët, që kanë detyrime tatimore të papaguara mbi 1,000 lekë duhet të mendojnë për shlyerjen, pasi rrezikojnë t’i nënshtrohen një kontrolli të detajuar,...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 10 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 85.4 lekë dhe shitet me 86.6 lekë. Euro blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.4 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV