Takimi me Kim/Hajdari: ShBA në krahun e interesit të shqiptarëve. Beteja për listat vazhdon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas reagimit të ambasadores së ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka ardhur një reagim dhe nga deputetja Rudina Hajdari lidhur me takimin që kanë zhvilluar ditën e sotme, ku temë e diskutimit ka qenë reforma zgjedhore dhe integrimi evropian.

Ligjvënsja shqiptare ka ndarë postimin e diplomates amerikane dhe shprehet falenderues ndaj ambasadës amerika që sipas saj është gjithnjë në krahun e interesit më të mirë të qytetarëve shqiptarë. Rudina Hajdari bën me dije se beteja e saj për një sistem zgjedhor me lista të hapura vazhdon.

“Falenderoj Ambasadën Amerikane e cila është gjithnjë në krahun e interesit më të mirë të qytetarëve shqiptarë.
Beteja ime, për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave për tu mundësuar shqiptarëve të jenë ata dhe jo kryetarët që i përzgjedhin përfaqësuesit në Kuvend, vazhdon.” shkruan deputetja./En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/rudinahajdari/photos/a.500450410299449/1335388490138966/?type=3&theater

Të fundit

“KQZ levë e qeverisë, noter për epshet elektorale të Ramës”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzoi publikisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se është thjesht noteri i...

“Yuri Kim ia kaloi edhe Ramës! Na quanit anti-amerikanë, por tani e shihni…”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se Departamenti Amerikan i Shtetit u ka kërkuar ambasadave të saj në botë të mos...

“Ke lloj lloj injorantësh në rrjete sociale që janë shumë të famshëm”

Reperi i famshëm shqiptar Getoar Selimi ka komentuar sherret mes reperëve, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Getoar Selimi:...

Baba Mondi “bekon” punimet e shtëpisë-muze të Agollit: Personalitet i kombit

Në fshatin Menkulas të Devollit, vendlindjen e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, u hodhën themelet e Shtëpisë-Muze që do të ruajë përjetësisht kujtimin dhe...

Zjarri rrezikon banesat në Kalasë, MB: Në aksion një helikopter Black Hawk

Në Kalasë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar. Ministria e Mbrojtes bënë me...

Lajme të tjera

Web TV