Gazeta franceze (1928)/Kodi i Ri Civil Shqiptar, frymëzim i presidentit Ahmet Zogu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“L’Express de Mulhouse” ka botuar, të premten e 30 marsit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me miratimin e kodit të ri civil shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Zyra e shtypit shqiptar botoi shkresën në vijim:

“Kodi i ri civil, i miratuar me entuziazëm nga Senati shqiptar, sapo është transmetuar për miratim në Presidencë.

Me miratimin e kodit civil, i cili, ndër të tjera, përfshin martesën civile, i jepet fund në Shqipëri pengesës së bashkimit të elementeve myslimane, katolike dhe ortodokse, gjë që do të ndihmojë shumë në çështjen e unitetit kombëtar shqiptar.

Kodet moderne të Shqipërisë, kodi penal me ndalimin e poligamisë dhe kodi aktual civil janë frymëzuar nga interesi dhe veprimtaria e presidentit, Ahmet Zogu.

Ata japin sigurinë për një të ardhme të lumtur për kombin shqiptar dhe janë dëshmi të reja të periudhës së madhe historike që po përjeton aktualisht Shqipëria, e bashkuar me kombet perëndimore jo vetëm nga traditat e saj historike dhe pozicioni i saj gjeografik, por edhe nga e njëjta etje për kulturë dhe civilizim (qytetërim).”/Aurenc Bebja/

Të fundit

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Trump kërkon takim me Putin javën e ardhshme

I dërguari im i posaçëm, Steve Witkoff, sapo pati një takim shumë produktiv me Presidentin rus Vladimir Putin. Është arritur përparim i madh!”. Ky ishte...

Real Madrid ‘prenoton’ 3 transferime për vitin tjetër! Kushtojnë… 0 euro

Florentino Perez ka identifikuar 3 emrat e mëdhenj që pritet t’i bashkohen Real Madridit verën e vitit ardhshëm, falas. I pari dihet që është...

Pavarësisht përpjekjeve, në Patos digjen 4 hektarë me pisha

Rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë të Patosit. Sipas kryeplakut Nuri Gllava, masivi pyjor ka dekada pa pastruar...

Lajme të tjera

Web TV