Mbaruan testin e Matematikës, maturantët rikthehen në protestë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu siç edhe paralajmëruan, maturantët i janë rikthyer protestave pas përfundimit të testit të Matematikës ditën e sotme.

Ata vazhdojnë me këmbënguljen se teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ishte jashtë pritshmërive dhe paralajmërimeve të Ministrisë së Arsimit dhe kërkojnë rishikim e pikëve.

Ndërsa porsa i përket tezës së Matematikës, maturantët thanë se nuk kanë ankesa, pasi ishte i lehtë ndryshe nga ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

‘Arsyeja pse kemi dalë është përsëri ankesa për Letërsinë. Nuk kam ankesa për provimin e Matematikës. Lajm pozitiv ai i KOMSH, por përgjigja nga Ministria ishte e pakënaqshme. Prandaj vijojmë protestën për të mbrojtur të drejtat tona.’-u shpreh një maturant.

Ndërsa një tjetër tha se do vazhdohet me protestat, pasi ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë sipas tyre ishte abstrakt.

‘I matematikës ishte i thjeshtë, jo i vështirë si i Letërsisë. Kam dalë për provimin e Letërsisë pasi nuk më duket i drejtë. Nuk është çështja të rishikohen vetëm pikët por teza ishte abstrakte. Pyetje që kishin paqartësi. Alternativat ishin sinonime të njëra- tjetrës. Relativisht mirë kisha dalë por nuk bindem me atë skemë .’-tha maturantja.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën

Naim Meta Zjarrvënësi i demokracisë në Shqipëri ka një emër të vetëm, Sali Berisha, quhet. Sepse demokracinë e mban gjallë...

Ukraina prezanton raketën “Flamingo”, godet objektivat në distancë të largët

Ukraina ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit ushtarak me nisjen e prodhimit serial të raketës së re me rreze të gjatë...

Uji i oksigjenuar dhe zbardhja e dhëmbëve: Çfarë thonë ekspertët?

Dhëmbë më të bardhë në shtëpi, pa rreziqe Peroksidi i hidrogjenit, i njohur zakonisht si ujë i oksigjenuar, është një agjent natyral me veti dezinfektuese...

“The Sun”: Turistët britanikë i drejtohen Rivierës Shqiptare

Riviera Shqiptare në jug të Shqipërisë ka plazhet më të bukura, shkruan Kara Godfrey në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The...

Ishte i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë, presidenti finlandez: Putini s’është i besueshëm

Presidenti finlandez Alexander Stubb, i pranishëm me udhëheqës të tjerë evropianë në takimin e Shtëpisë së Bardhë, nuk i beson shumë Vladimir Putinit. Ai ka...

Lajme të tjera

Web TV