Mikja më e mirë e princit Harry në Los Anxhelos…Liza Minelli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princi Harry ka nisur të gjejë veten dhe të zbulojë Los Anxhelosin, vetëm falë Liza Minnelli. 35 vjeçari, anëtari i familjes mbretërore britanike dhe familja e tij u zhvendosën në Kaliforni në fund të muajit mars.

Edhe pse qëndrimin të izoluar e ka vuajtur edhe për fakti në një shtet të huaj është e vështirë pa mundur të takosh as miqtë, duket se Harry ka një mikeshë të fortë e që i ka qëndruar pranë që nga dita e parë. Bëhet fjalë për aktoren dhe këngëtaren 74 vjeçare Liza Minelli, mike shumë e ngushte me nënën e tij të ndjerë, princeshën Dajana.

Një burim tha për tabloidin “The Sun”: “Harry e kishte shumë të vështirë dhe sfidues transferimin nga Londra në Los Anxheles dhe izolimi nuk e ndihmoi aspak në përshtatje. Liza i ofroi mbështetjen e saj, për hir të miqësisë që kishte me nënën e tij. Ajo është marrë edhe paparacët për vite, ndaj ka negociuar edhe për Harryn.

Sigurisht që për Meghanin ishte shumë e lehtë përshtatja”. Dajana dhe Liza janë njohur që në fillim të viteve ’90, pasi janë takuar për herë të parë në një shfaqje të saj në Angli. Mes tyre lindi një miqësi e ngushtë./Fjala.al/Burimi:Mirror

Të fundit

“Thirrje për iranianët të përmbysin regjimin”/ Berisha reagon për sulmet e SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas bombardimeve të centraleve bërthamore të Iranit nga Shtetet e Bashkuara...

“Serbia kërkon luftë, po e tregon hapur”/ Shqipëria dhe Kosova të përgatiten

Shqipëria dhe Kosova duhet të përgatiten për më të keqen, luftë kundër Serbisë, pasi të gjitha shenjat çojnë drejt këtij përfundimi. Kështu tha analisti Ben...

Papa: Diplomacia të bëjë që armët të heshtin, jo dhunë dhe konflikte

“Të dashur vëllezër e motra, nga Lindja e Mesme, veçanërisht nga Irani, po vijnë lajme alarmante. Në këtë skenar dramatik që përfshin Izraelin dhe...

Zjarr në Llaman, ngrihen helikopterët e ushtrisë

Zona mes Pilurit dhe Llamanit në Himarë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar, njoftoi kryetari i bashkisë, Vangjel Tavo. Ai publikoi në profilin...

Greqia, një ‘gjysmëringjallje’ në vendin e pushtuar nga turistët dhe varfëria

Shkëlqim dhe plagë. Në rrugicat e bardha të lagjes Plaka, turma amerikanësh me shapka dynden me etje për të blerë suvenire. Nga 1 korriku...

Lajme të tjera

Web TV