Zbulohet ilaçi që parandalon mpiksjen e gjakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët e Imperial College London po testojnë një ilaç eksperimental, që mund të parandalojë mpiksjen e mundshme vdekjeprurëse të gjakut të lidhur me Covid-19.

Testimi është financuar nga Fondacioni Britanik i Zemrës, ku do të shqyrtohet teoria që mpiksjet lidhen me një çekuilibër hormonal të shkaktuar nga koronavirusi.

Ndërkohë shtohet se ilaçi do të jetë TRV027, i cili është një nga ilaçet që aktualisht po përdoret për parandalimin e efekteve që mund të shkaktojë Covid-19 raporton faqja mjekësore britanike BHF.

ky test do të përfshijë 60 pacientë me Covid-19 të konfirmuar ose të dyshuar, dhe do të ndjekë pacientët për tetë ditë gjatë periudhës kritike ku simptomat e disa pacientëve përkeqësohen në mënyrë të konsiderueshme që kërkojnë trajtim në ICU dhe ndonjëherë ventilim.

Ndërsa medikamenti, TRV027, punon për të ribalancuar hormonet ndikuese në presionin e gjakut duke përfshirë  ujin dhe kripën. Po ashtu ilaçi çaktivizon enzimën, e cila luan një rol të rëndësishëm në balancimin e hormoneve kryesore.

“Shumë nga trajtimet që janë ende të paplota në kurimin e Còvid-19 përqëndrohen në përgjigjen inflamatore të trupit. Por çekuilibri hormonal është një ‘problem mjaft i veçantë’, i cili mund të sigurojë të dhëna për pyetjen se pse disa njerëz sëmuren rëndë dhe pse të tjerët jo,”-thotë Dr David Oëen, një nga drejtuesit e studimit.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Vila e ish-lojtarit të Interit vihet nën shënjestrën e grabitësve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës në Cantù, ku një bandë...

Vodhi bizhuteri në një argjendari në Gjirokastër, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat...

Irani gati të mbyllë Hormuzin, ky vendim ndikon te çmimi i naftës

Irani është pranë miratimit zyrtarisht të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, një nga pikat më strategjike për tregtinë ndërkombëtare të naftës. Ngushtica e Hormuzit përshkohet...

Vance: Duam të bisedojmë me Teheranin! Sulmi nuk ishte pushtim ushtarak

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, përjashtoi lajm për të dërguar trupa tokësore në Iran, duke ritheksuar qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë. "Nuk kemi...

Mesazhi sekret për Iranin? Pse gjenerali amerikan bëri “Brirët e Djallit”

Pas sulmit kundër Iranit, Shtëpia e Bardhë publikoi disa fotografi nga brenda dhomës së situatave të emergjencës, teksa zhvillohet operacioni “Çekani i Mesnatës”, ku...

Lajme të tjera

Web TV