Abuzimi me të miturën/ Dalin detaje të reja, zbulohen 19 video në telefonin e Abaz Dokut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skandali i abuzimit seksual me nje 15-vjeçare në Babrru është thelluar akoma më shumë. E mitura është abuzuar 15 herë nga Abaz Dogu, roja i shkollës ku e mitura studionte.

Hetimet e prokurorisë kanë nxjerrë detaje të reja.
Në telefonin e 65 vjeçarit janë gjetur 19 video erotike ku tregohet abuzimi i Dogut dhe tre personave të tjerë: K.P, R.O dhe F.B me 15 vjeçaren.

Sipas dosjes së Prokurorisë, dy nga videot i janë shitur Abaz Dogut nga R.O dhe K.P, për vetëm 2 mijë lekë të vjetra.

Për më shumë se 1 vit vajza e mitur është dhunuar seksualisht nga Abaz Dogu dhe tre djemtë e tjerë, por policia ka zbuluar që në abuzimin seksual janë të përfshira edhe dy vajza të tjera, që tashmë janë në vitin e parë të gjimnazit.

Sipas denoncueses S.Th, këto dy vajza janë abuzuar nga Abaz Dogu dhe disa djem të tjerë të shkollës.

Vendi ku tre vajzat kryenin marrëdhënie seksuale me 65 vjeçarin ishte shtëpia e braktisur e vëllait të Abaz Dokut, e cila ndodhur në një distancë prej 100 metra nga shkolla, ku studionin vajzat.

Hetimet tashmë janë përqendruar edhe te rastet e tjera të abuzimit, pasi dyshohet se mund të jenë përfshirë edhe mësues.

Ka.li/fjala.al

Të fundit

Balluku inspekton punimet në Qukës – Qafë Plloçë: Hapet brenda verës

Ashtu sikurse njoftoi në fillim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, se këtë verë përfundon një nga...

Skënder Minxhozi: Çfarë mesazhi na dha sot SHBA me një postim të thjeshtë

Titulli origjinal i shkrimit ishte "Amerika foli... dhe uroi!" Ishte e para që dikur mbante qëndrim sa herë që Shqipëria kalonte një situatë delikate, ndërsa...

5 mënyra për të rikthyer humorin e mirë kur ndiheni të lodhur ose të demoralizuar

Në një artikull të botuar së fundmi në Vanity Fair Italia, ekspertja e mirëqenies Sophie Trem ndan pesë strategji efektive për të rikthyer humorin...

Kaos te PD, Andia Ulliri pretendon mandatin e Arjan Ndojës

Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Andia Ulliri, ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku pretendon mandatin...

Gjermania po dëbon shqiptarët! Qeveria gjermane ka ndryshuar strategji

Shqiptarët nuk i kanë shpëtuar përpjekjeve të ekzekutivit të ri gjerman për të shtuar nivelin e riatdheshimeve. Media e njohur gjermane, Welt citon Günter...

Lajme të tjera

Web TV