A do funksiononte Bujar Nishani si presidenti Meta?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka bërë një analizë të punës së Presidentit aktual Ilir Meta. Nishani u shpreh për emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU  se nuk mund të spekulojë se çfarë do bënte nëse do ishte në vendin e presidentit aktual.

-Si e shikoni veprimtarinë e Presidentit Meta?

-Kam një parim që nuk dua të komentoj punën e Presidentit pasi kur kam qenë vetë në atë detyrë nuk më pëlqente që të komentonin punën time. Megjithatë unë e kam parë sjelljen e zotit Meta si shumë korrekte, dhe të domosdoshme në korrektësinë e tij në situatat që kemi kaluar ne në Shqipëri. Për fatin e keq ka qenë i vetmi institucion i cili nuk është nën ndikimin e politikës moniste që kontrollon sot shtetin shqiptar.

-Ju do bënit të njëjtën gjë që ka bërë zoti Meta?

-Vetëm këtë nuk mund ta them se nëse do e thoja do ishte nje spekulim total. Duhet të jesh aty dhe duhet ta kuptosh situatën në zyrën e presidentit dhe patjetër pastaj që në vendimmarrjen tënde ndikon formimi dhe parimet e tua. Nuk mund të them kurrë se si do veproja./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=iH6NOJjLzCs

Të fundit

Samiti i IDU/ Berisha ndan fotot me kryeministrin belg: Biseduam për situatën në Shqipëri

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë në Facebook disa foto, të shkëputura nga pjesëmarrja në Samitin e...

“Motra ime solli në Tiranë dokumentin final!”/ Rama jep lajmin e mirë për emigrantët

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjete sociale ka informuar se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës së saj në Tiranë në kuadër...

Festa e titullit, Martinez bie nga autobusi, Barcelona raporton për gjendjen e lojtarit

Pas suksesit ndaj Espanjolit, Barcelona ka festuar gjatë në Katalunjë titullin kampion, por një video që ka marrë vëmendjen në orët e fundit tregon...

Erdogan i kap gishtin Macron dhe nuk ia lëshon/ Videoja nga Samiti në Tiranë bëhet virale

Një moment sa befasues aq edhe komik u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u...

Përplasja me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Policia ka referuar në SPAK materialet për demokratët Edi Paloka dhe Klevis Balliu, pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën...

Lajme të tjera

Web TV