Detaje për vrasjen e gruas në Mallakastër, nipi dhe 2 të tjerë në pranga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka zbardhur detaje të reja për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gjerbës të Mallakastrës, ku është grabitur e vrarë një grua.

Viktima është 51-vjeçarja Drita Saliaj, e cila jetonte e vetme në banesë, pasi bashkëshorti i saj ishte emigrant, njofton policia.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas grabitjes në banesën e 50-vjeçares, teksa kjo e fundit dyshohet se i ka njohur autorët, që kanë qenë tre të rinj.

Deri tani dihet se ishte nipi i të ndjerës Drita Saliaj, ( djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, ishin ata që iniciuan grabitjen e më pas kryen dhe vrasjen më dt. 5 janar.

Nga të dhënat e policisë mësohet se menjëherë pas ngjarjes, autorët e kanë marrë gruan, e kanë lidhur me litar dhe e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit, prej ku është gjetur e pajetë nga banorët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier,  arrestuan shtetasit: L. S., 16 vjeç, banues në Gjerbës,.S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe Ervis Zotaj 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër. /Fjala.al

Të fundit

Marihuanë në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare të Malit të Zi dhe Shërbimit të Sigurisë së Aeroportit të Podgoricës...

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar pas thirrjes publike që i bëri në Kuvend lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Ku...

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit

Shqipëria i është bashkuar bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e sulmit të Iranit ndaj shtetit të Katarit. Në një postim në X të Ministrisë së Jashtme...

Shifrat, bankat kanë dhënë 4 mld euro kredi për banesa ose pasuri të paluajtshme

51% e totalit të kredisë të dhënë nga sektori bankar deri në fund të vitit 2024, për individët dhe bizneset, është dhënë për blerje...

Dueli i shekullit, Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish pas 5 vitesh

Pesë vite pas përballjes së fundit zyrtare, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të rikthejnë rivalitetin mes tyre, këtë herë në Saudi Pro League....

Lajme të tjera

Web TV