QSUT-ja vatër infeksioni e Covid-19, rezultojnë pozitivë 4 infermierë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se QSUT-ja është kthyer në një vatër infektimesh, ku së fundmi 4 punonjës të ekipit mjekësor kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Bëhet me dije se një kryeinfermier dhe 3 infermiere të sallës operatore në pavijonin e ORL-së në QSUT kanë rezultuar pozitivë. Ndërkohë gjatë ditëve të fundit në këtë sallë janë kryer 5 operacione.

Gjithashtu pozitivë me koronavirus kanë rezultuar një mjek në Qendrën Shëndetësore në Sauk, një mjeke e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe një kryeinfermier. Ditën e sotme pritet të konfirmohet nga autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë 29 raste të reja vetëm në Tiranë.

Ndërkohë ditën e djeshme kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 69 persona, duke shënuar një rekord të ri të rasteve në Shqipëri./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV