“Qeveria i ka braktisur”, Basha takon sipërmarrësit në Kamëz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi ditën e sotme takime me qytetarët dhe sipërmarrësit e vegjël në Kamëz, ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre, për shkak të krizës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Sipas Bashës qytetarët dhe bizneset janë braktisur nga qeveria në këtë periudhë të vështirë. Në një postim në ‘Facebook’ ai thekson se: “Në 7 vjet RAMAVIRUSI rriti taksat, rriti çmimin e dritave, të ujit, të naftës, tarifat e shkollimit, por nuk rriti paga as pensione, nuk ndërtoi as shkolla, as spitale, as rrugë, por paratë që i’u mori qytetarëve, i çoi në xhepat e pesë oligarkëve”.

Postimi i plotë Lulzim Bashës:

Në Kamëz, ashtu si dhe në gjithë Shqipërinë takova qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël të zhytur në varfëri, të braktisur nga qeveria dhe në pamundësi për të siguruar mbijetesën.

Qytetarë të papunë, biznese të zhytura në borxhe, taksa dhe fatura të larta si dhe ulja drastike e fuqisë blerëse janë kryefjalë në jetën e çdo fshati, lagjeje dhe qyteti të Shqipërisë.

Në 7 vjet RAMAVIRUSI rriti taksat, rriti çmimin e dritave, të ujit, të naftës, tarifat e shkollimit, por nuk rriti paga as pensione, nuk ndërtoi as shkolla, as spitale, as rrugë, por paratë që i’u mori qytetarëve, i çoi në xhepat e pesë oligarkëve.

Ndërsa shqiptarët varfërohen, oligarkët vazhdojnë të shtojnë pasuritë që i bashkëndajnë me qeveritarët.

Qytetarëve të Kamzës dhe çdo shqiptari sot i duhet një qeveri normale që t’iu krijojë mundësi për të jetuar e punuar.

Në planin tonë të pamundurit nuk do të braktisen, por do të jetë buxheti i shtetit që do t’iu mundësojë, bukë, ujë e drita siç bën çdo qeveri e përgjegjshme sot në botë. Ne do të ulim taksat në mënyrë që ato para që sot shkojnë ne xhepat e pesë oligarkëve, nesër të kthehen në investime që shtojnë vendet e punës dhe rrisin pagat.

Lexo edhe :  Rama ‘kapet’ me ndjekësin/ E shuan etjen në ujin e kënetës! Ky është vendi yt!

Ne do ta bëjmë Shqipërinë vend tërheqës për investitorët e huaj që mundësojnë vende pune. Nën qeverisjen tonë ata nuk do të përzgjedhin më Maqedoninë e Veriut e Serbinë, siç po ndodh sot.

Mbështetja e sipermarrësve të rinj dhe punësimi i të rinjve do të jetë ndër prioritetet kryesore të miat dhe të Partisë Demokratike.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

“Politikanët e korruptuar ua kanë marrë shpirtin”- Shehaj: Ne nuk bëjmë premtime boshe

Gjatë një takimi elektoral në Astir të Tiranës, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është shprehur se shqiptarët janë...

Adriatik Lapaj kërkon votën në Durrës: Na jepni shansin të tregojmë çfarë dimë të bëjmë!

Adriatik Lapaj i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” nga Durrësi ka kërkuar votën, ndërsa edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit. Lapaj kërkoi...

“La Repubblica”: Shqipëria po gërryhet nga erozioni, një ishull u zhduk

Mbi 150 km të bregdetit Adriatik, nga një total prej 270 gjithsej janë goditur nga fenomeni i erozionit. Episode tronditëse janë ato si një...

Në listën e hapur të Tiranës, Idrizi: Të maksimalizojmë rezultatin në këto zgjedhje

Kreu i PDIU, Shpëtim Idirizi, i cili kandidon për deputet në listën e hapur të Tiranës, është shprehur se ka marrë këtë vendim për...

Për herë të parë në histori një dron detar ukrainas rrëzon avionin rus

Për herë të parë në histori, një dron ukrainas ka arritur të rrëzojë një avion luftarak rus duke përdorur raketa tokë-ajër. Ky është një...

Lajme të tjera

Web TV