Projektligji/ Vetingu në Polici, rrezikojnë punën efektivët e thjeshtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 15 mijë efektivë policie duhet të deklarojnë edhe faturat e ujit e të dritave, udhëtimet brenda e jashtë vendit në tri vitet e fundit, si dhe çdo send ose pasuri mbi 300 mijë lekë. Gjithçka të dokumentuar…

Rreth 15 mijë punonjës të Policisë së Shtetit duhet të deklarojnë pasuritë, të ardhurat e shpenzimet e tyre që nga dita e parë që kanë nisur punën. Çdo zë duhet të jetë i dokumentuar, madje punonjësit e uniformave blu do të deklarojnë edhe asetet, të ardhurat dhe shpenzimet e bashkëshortëve dhe fëmijëve në moshë madhore. Deklarata dorëzohet pranë zyrës së burimeve njerëzore. Në rast se nuk plotëson deklaratën e pasurisë, punonjësi largohet nga puna.

Ky proces i tanishëm rrezikon punonjësit e gradave të mesme dhe të ulëta, ndërsa pjesa tjetër e efektivëve me grada madhore, thuajse janë konfirmuar të gjithë në detyrë nga vetingu që vijon. Në projektligjin e Këshillit të Ministrave, të cilin e disponon gazeta “Fjala”, thuhet se punonjësi i policisë duhet të deklarojë të ardhurat personale dhe ato të personave të lidhur, sipas certifikatës familjare, nga çfarëdo lloj aktiviteti, shpenzimet e vitit të fundit për qira banese, ujë, drita, telefon dhe internet, si dhe të gjitha ato pagesa periodike për kontratat e furnizimit ose pajtimit në emër të tij ose të personave të lidhur.

Punonjësi i policisë duhet të deklarojë udhëtimet private personale ose të personave të lidhur jashtë shtetit gjatë tri viteve të fundit, duke specifikuar shtetin, vendin e qëndrimit, kohëzgjatjen dhe, me përafërsi, shpenzimet e përballuara. Në deklaratë duhet të pasqyrohet edhe arsimi i fëmijëve, madhorë ose të mitur, në momentin e deklarimit, ose të personave të lidhur, duke deklaruar fillimin, llojin e institucionit arsimor, emrin e institucionit, pagesat vjetore, si dhe kohëzgjatjen e studimeve.

Në draft është parashikuar që efektivët e policisë duhet të deklarojnë të gjitha sendet e paluajtshme të fituara, tjetërsuara, poseduara apo përdorura dhe sendet e luajtshme ose sendet me vlerë mbi 300000 lekë, përfshirë, por pa u kufizuar, mjetet motorike të fituara, tjetërsuara, poseduara ose të përdorura që nga momenti i marrjes së detyrës.

Detyrimi për deklarim

Këshilli i Ministrave ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, i cili pritet të kalojë për shqyrtim në komisionet parlamentare. 30 ditë pas miratimit të këtij drafti të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit janë të detyruar të dorëzojnë deklaratën e pasurisë, e cila do të përfshijë çdo pasuri të krijuar që nga momenti që efektivi ka marrë uniformën.

Në nenin 32 të projektligjit është parashikuar procedura e deklarimit. Sipas draftit, punonjësi i policisë deklaron çdo pasuri, të luajtshme ose të paluajtshme, të fituar, poseduar, përdorur apo tjetërsuar që nga data e fillimit të marrëdhënies së punës në institucionin përkatës, pavarësisht datës së emërimit në pozicionin dhe gradën që mban, deri në ditën e plotësimit të formularit të deklarimit të pasurisë.

Ky deklarim fillon ditën e parë të marrëdhënies së punës. Në pikën dy të këtij neni është parashikuar që punonjësi i policisë duhet të plotësojë deklaratën e pasurisë brenda 30 ditëve, nga hyrja në fuqi e këtij ligji, dhe e dorëzon në njësinë e burimeve njerëzore të institucionit ku punon. Punonjësi mund të paraqesë të gjitha dokumentet që justifikojnë vërtetësinë e deklarimeve për ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive.

Paraqitja e plotë e dokumenteve që vërtetojnë ligjshmërinë e burimeve të të ardhurave, vlerësohet bashkë me rrethanat e tjera për marrjen e vendimit të vlerësimit. Ndërkohë, nëse punonjësi nuk e dorëzon deklaratën e pasurisë, ai largohet nga detyra.

Njoftimet

Punonjësit e policisë që do t’i nënshtrohen vetingut do të njoftohen gjatë procesit të vlerësimit në adresën elektronike zyrtare të punonjësit ose në institucionin ku ushtron ose ka ushtruar funksionin dhe, në raste të veçanta, në adresën private elektronike ose në vendbanimin e tij.

Në draft janë parashikuar edhe të drejtat që ka punonjësi gjatë procesit të vlerësimit.

Lexo edhe :  Viti i Ri/ Rama urim nga baza ajrore e Farkës: Qetësi shpirtërore në çdo familje

“Ai ka të drejtë të informohet në kohë për raportet e vlerësimit që do të diskutohen, të përgatisë mbrojtjen dhe shpjegimet përkatëse, si dhe të japë informacione të reja, nëse e gjykon të nevojshme. Për sa nuk parashikohet shprehimisht në këtë ligj, të drejtat e punonjësit gjatë procesit të vlerësimit rregullohen sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurave Administrative.” – thuhet në relacionin e draftit.

Trupat e vlerësimit ose Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat e bazojnë vendimin e tyre vetëm në dokumentet e marra nga burime të njohura dhe në të dhëna të besueshme, ose që janë në pajtueshmëri të dukshme me të dhënat e tjera.

Ato vlerësojnë çdo indicie lidhur me rrethanat e çështjes, në përputhje me këtë ligj.

“Kërkesa e punonjësit për marrjen e një të dhëne ose informacioni refuzohet, nëse nuk lejohet nga ligji ose në rastet kur: a) marrja e një të dhëne duket se është e panevojshme; b) fakti që kërkohet të provohet është i parëndësishëm për vendimmarrjen; c) mjeti i kërkuar për marrjen e një të dhëne ose informacioni është tërësisht i papërshtatshëm ose i paarritshëm; ç) bëhet me qëllim, për zvarritjen e vlerësimit; d) pretendohet të provohet një fakt në favor të punonjësit, i cili, edhe po të konsiderohet i vërtetë, nuk ndikon në marrjen e vendimit.” – thuhet në draft.

Objekti i vlerësimit të pasurisë

Objekt i vlerësimit të pasurisë është deklarimi dhe kontrolli i pasurive, i ligjshmërisë së burimit të krijimit të tyre, i përmbushjes së detyrimeve financiare, përfshirë interesat privatë për punonjësin dhe për personat e lidhur me të.

Çfarë duhet të deklarojnë efektivët për pasurinë

  1. Punonjësi, i cili i nënshtrohet vlerësimit, deklaron:
  2. a) të ardhurat personale dhe ato të personave të lidhur, sipas certifikatës familjare, nga çfarëdo lloj aktiviteti, për të gjithë periudhën e përcaktuar në pikën 1, të nenit 32, të këtij ligji;
  3. b) shpenzimet e vitit të fundit për qira banese, ujë, drita, telefon dhe internet, si dhe të gjitha ato pagesa periodike për kontratat e furnizimit ose pajtimit në emër të tij ose të personave të lidhur;
  4. c) udhëtimet private personale ose të personave të lidhur jashtë shtetit gjatë tri viteve të fundit, duke specifikuar shtetin, vendin e qëndrimit, kohëzgjatjen dhe, me përafërsi, shpenzimet e përballuara;

ç) arsimin e fëmijëve, madhorë ose të mitur, në momentin e deklarimit, ose të personave të lidhur, duke deklaruar fillimin, llojin e institucionit arsimor, emrin e institucionit, pagesat vjetore, si dhe kohëzgjatjen e studimeve për të gjithë periudhën e përcaktuar në pikën 1, të nenit 32, të këtij ligj;

  1. d) sendet e paluajtshme të fituara, tjetërsuara, poseduara apo përdorura për të gjithë periudhën e përcaktuar në pikën 1, të nenit 32, të këtij ligji;
  2. dh) sendet e luajtshme ose sendet me vlerë mbi 300000 lekë, përfshirë, por pa u kufizuar, mjetet motorike të fituara, tjetërsuara, poseduara ose të përdorura për të gjithë periudhën e përcaktuar në pikën 1, të nenit 32, të këtij ligji;
  3. e) investimet ose mjete të tjera financiare që prodhojnë të ardhura, përfshirë, por pa u kufizuar, aksionet ose kuotat e shoqërive tregtare, titujt e kredisë, licenca, patenta ose të drejta të tjera;

ë) llogaritë bankare, brenda dhe jashtë vendit, duke specifikuar numrat, vendndodhjen, datën e krijimit dhe gjendjen aktuale;

  1. f) detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë;
  2. g) të gjitha marrëdhëniet juridike që kanë vlerë ekonomiko-pasurore;
  3. gj) burimet e krijimit të këtyre pasurive.
  4. Të gjitha subjektet e vlerësimit dhe personat e lidhur (bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja dhe fëmijët në moshë madhore dhe çdo person të përmendur në certifikatën familjare), të cilët bëhen subjekte të këtij ligji dhe plotësojnë deklaratën e pasurisë, nuk mund të mbajnë dhe të deklarojnë gjendje në Cash jashtë sistemit bankar mbi shumën 1,5 milionë lekë. Depozitimi në institucionet bankare i gjendjeve Cash mbi vlerën 1,5 milionë lekë është i detyrueshëm përpara dorëzimit të deklaratës së pasurisë pranë njësisë së burimeve njerëzore.

Të fundit

Dy shenjat e horoskopit që lënë tersin pas! 2025 do të jetë viti i tyre plot suksese

Të gjitha shenjat e zodiakut kanë përjetuar ulje-ngritjet e tyre në vitin 2024, por viti i ri sjell një...

WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz po e quajnë veten të matur dhe kureshtarë ose po provojnë zëvendësues të alkoolit të mbrojtur nga...

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Në karrierën e tij si futbollist ka veshur pesë herë fanellën e...

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

Lajme të tjera

Web TV