A ka një shifër që do të na kthente në karantinë? ISHP jep përgjigjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, thotë se shtimi i rasteve me koronavirus është faji i të gjithëve.

“Dihet që ky virus është tejet ngjitës dhe të vetmet masa mbrojtëse kemi distancimin fizik, higjienën personale dhe vendosjen e maskave. Përgjegjësia është personale dhe kolektive”, tha zonja Bino për A2.

Gjatë gjithë kësaj kohe, – shtoi ajo, – kemi dëgjuar edhe që virusi është sajesë apo është sëmundje e lehtë. Protokollet e sigurisë për bizneset dhe restorantet janë për të minimizuar përhapjen e virusit dhe në momentin që nuk zbatohen, infeksioni përhapet më lehtë. Unë e kam vënë re që protokolli nuk zbatohet. Ai protokoll nuk është kot, duhet zbatuar”, tha Bino.

Kur u pyet nëse ka një shifër tavan sa i përket rasteve të reja me koronavirus, tejkalimi i së cilës do të rikthente karantinën, Bino theksoi se nuk ka limit shifrash të personave të infektuar, por të të shtruarve dhe atyre që kanë nevojë për terapi intensive dhe intubim, por edhe të vdekjeve.

“Nuk ka një shifër. E rëndësishme është që të mos ketë mbingarkesë në spitale dhe fatalitete. Gjithçka e ka fillesën te moszbatimi i distancimit fizik”.

ISHP thotë se do të detyrohet të propozojë në Komitetin Teknik të Ekspertëve, rikthim masash kufizuese, nëse në spitalin Covid 1 shkon në 80 numri i të shtruarve. Nëse ka më shumë se 10 të intubuar, kjo është një tjetër kambanë kufizimesh.

Megjithatë ardhja e disa dhjetëra respiratorëve të rinj mund të ndikojë në tolerancë më të gjerë të shifrave të mësipërme. ISHP dhe ministria e Shëndetësisë kanë gati planin që të riaktivizojnë Sanatoriumin si Covid 2 e po ashtu urgjencën kirurgjikale si Covid 3 në rast nevoje. Po ashtu, ish universiteti Kristal do të shërbejë si spital Covid.

Lexo edhe :  U mor i pandehur nga SPAK/ Meta nga qelia: Përshëndes përfundimin e farsës hetimore

Në lidhje me zërat kundër vaksinës, Bino tha: “Po bëhen shumë përpjekje për prodhimin e vaksinës, janë angazhuar shkencëtarë në të gjitha kontinentet. Tre janë vaksinat kandidate më të mira. Por, nuk mund të përdoren te njeriu pa kaluar 4 etapa, ku më e rëndësishmja është pjesa e sigurisë. Një vaksinë nuk mund të futet në vendin tonë nëse nuk aprovohet nga Agjencia Europiane e Barnave.

Nuk ka asnjë detyrim në bërjen e vaksinës. Nuk e kuptoj gjithë këtë luftë kundër vaksinës, kur ajo është shumë larg akoma. Vaksinat kanë luajtur rol kyç në mirëqënien e njerëzimit ndër vite.

Ne i kemi harruar shpërfytyrimet e njerëzve nga sëmundje si poliomeliti dhe i kemi harruar falë vaksinave. Kjo është arsyeja që kemi një procedurë indirekte për vaksinat e kalendarit që nuk pranojmë fëmijët në shkollë”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Rikthimi i emigrantëve përballë ikjes/ Pse po mungon frenimi i largimit të “trurit”?

Qeveria shqiptare vijon të hartojë politika dhe programe për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Prioritet është shpallur rikthimi i diasporës në jetën sociale dhe ekonomike...

Lajme të tjera

Web TV