‘3 fluturime do të bëhen sot nga Rinasi’, zbulon detajet e rëndësishme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana International Airport ka bërë me dije se sot se do të bëhen 3 fluturime vajtje dhe kthim.

Fluturimet do të behën për në Athinë, Frankfurt dhe Vjenë. Më ej TIA thekson se nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet Europiane.

Njoftimi i plotë:

Fluturimet e konfirmuara 17.06.2020 Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje deri tani për ditën e nesërme janë: Aegean Airlines – Fluturimi për në Athinë dhe kthim. Air Albania – Fluturimi për në Frankfurt dhe kthim. Austrian Airlines – Fluturimi për në Vjenë dhe kthim. Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme. Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare. Ju faleminderit për bashkëpunimin!ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale, disa të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur një sërë rastesh të përndjekjes dhe keqpërdorimit të të dhënave personale në rrjetet sociale,...

Votat e Greqisë, Celibashi i përgjigjet Partisë Demokratike

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ktheu përgjigje Partisë Demokratike për kërkesën e saj në lidhje me votat e diasporës, më konkretisht zarfet...

Disfata në zgjedhje, Maliqi thirrje opozitës: Koha për reflektim

Ish-deputeti Lefter Maliqi i ka bërë thirrje opozitës që të reflektojë dhe të kërkojë ndjesë për humbjen e thellë që pësoi në zgjedhjet e...

Çmimet marramendëse të finales së Championsit, një biletë shkon deri në 32 mijë euro

Nga finalja e Ligës së Kampioneve midis PSG-së dhe Interit na ndajnë 9 ditë dhe ethet e biletave janë duke u rritur mes tifozëve të zikaltërve. “Allianz...

Ekzekutimi ndaj 29-vjeçarit Ermir Dedja drejt zbardhjes? Shpallen në kërkim dy persona

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe ka shpallur ne kërkim dy persona në lidhje me atentatin ndaj 29 vjeçarit Ermir Dedja, krim i ndodhur...

Lajme të tjera

Web TV