Paditen për plagjiaturë Jay Z dhe Beyonce

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jay Z dhe Beyonce janë paditur për plagjiaturë nga Dr. L’Antoinette Stines, një artiste xhamajkane, e cila akuzon çiftin e bashkëshortëve se kanë vjedhur punën e saj dhe për këtë as nuk e kanë falënderuar dhe as nuk e kanë paguar.

Stines thotë se ndihet “artistikisht e përdhunuar”. Stines i argumentoi gjykatës se super çifti, e kishte kontaktuar në mars të 2018, duke i kërkuar artistes që ti gjejë dhe ti përgatisë një grup balerinësh, që do të performonin në një klip të këngës së tyre më të re.

Ajo realizoi bisedimet dhe kontratën me Jay Z dhe Beyonce por prej tyre, nuk pati më asnjë kontakt, edhe pse videoklipi u realizua siç ata e kërkonin. Madje ata i thanë artistes se ky klip do të përdorej vetëm për promovimin e turit të tyre botëror dhe jo për qëllime të tjera. Ndaj edhe Dr. L’Antoinette Stines i dha lejen e firmosur vetëm për këtë qëllim.

Bëhet fjalë për videoklipin e këngës së vitit 2018, “Everything is love”. Tashmë Stines kërkon kompensim financiar nga çifti milioner nën akuzën se të dy ata shkelën të drejtën e publicitetit, të firmosur 2 vjet më parë mes dy palëve./dailymail/Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Kush i zotëron rezervat më të mëdha të arit në botë?

Çmimet e arit kanë arritur nivele të papara në vitin dymijenjëzetepesë, me tregtimin e arit në një nivel rekord...

57 mln euro import energjie në 6 muaj! Importi u pesëfishua, del raporti

Vit i thatë dhe shumë i kushtueshëm. I tillë po rezulton 2025-a që ka më shumë se 5-fishuar importet e energjisë elektrike vetëm për...

“Izraeli nuk ka guxim, nga pas fshihet SHBA”

Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se qëndrojnë pas tre sulmeve ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke...

Si mund të përgjigjet Irani pas superbombave?

Nga Andrea Nicastro, Corriere della Sera Duke përdorur bombardues të rëndë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka zgjedhur rrugën e ndjekur gjithmonë nga kryeministri izraelit...

Xabi Alonso largon yllin e skuadrës: Nuk ke më vend këtu

E ardhmja e Dani Ceballos duket se do të jetë larg Real Madridit. Mesfushori 28-vjeçar po mendon largimin nga Real Madrid, pasi duket se...

Lajme të tjera

Web TV