Gjobiten me 50 mln lekë “Djemtë e Labërisë”/Protestuan për largimin e Konsullit grek

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqata patriotike ka tubuar sot në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër, teksa kërkonte shpalljen të padëshirueshëm të konsullit grek të Gjirokastrës, Lambros Kakkisis.

I gjithë ky tubim u pasua me një gjobë të majme karshi organizatorëve.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër, bën me dije se nisur nga mos respektimi i distancës i konstatuar me prova nga inspektorët e ISHSH në tubimin e sotëm proteste, ISHSH para pak minutash ka gjobitur me 50 milionë lekë organizatorët e këtij eventi protestues.

Fleta e gjobës i’u është dorëzuar tre prej organizatorëve të këtij tubimi fill pasi kanë deklaruar përfundimin e protestës.

Kreu i ISHSH Gjirokastër, Edi Sinojmeri thotë se grumbullimi i njerëzve dhe mosrespektimi i distancës gjatë protestës dhe mungesa e masave mbrojtëse ndaj COVID-19, krijon përplasje me aktin normativ të qeverisë shqiptare dhe si i tillë ndëshkohet me gjobë.

“Nuk do te ketë toleranca të tilla që cenojnë sigurinë e njerëzve”, tha Sinojomeri.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

BE në mbështetje të tranzicionit të gjelbër në Shqipëri, zbulohet plani

Një shishe qelqi, materiale të ndërtimit të hedhura apo edhe mbetje të ndryshme bujqësore mund të konsiderohen nga shumë...

‘Shqipëria Bëhet’: Ngjarja në Vlorë tregon se duhet reformë në polici

Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar nga efektivi i Policisë së Dibrës, Ardian Isufi, ndaj një kamerieri 18-vjeçar në një...

Si ndikoi universiteti britanik në rritjen e racizmit (investigim)

Universiteti i Edinburgut, një nga institucionet më të vjetra dhe më prestigjioze të arsimit në Mbretërinë e Bashkuar, ka pasur një rol “joproporcional” në...

Sarandë, 20-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është gjetur pa shenja jete në banesën ku qëndronte për pushime në qytetin bregdetar të Sarandës. Ngjarja sipas policisë...

NASA publikon hartën: Mesdheu po digjet nga zjarret

Mesdheu po përjeton një prej verave më të nxehta dhe më shkatërrimtare të viteve të fundit, ndërsa qindra vatra zjarri janë regjistruar përgjatë gjithë...

Lajme të tjera

Web TV