Trump: Shpëtuan shumë jetë njerëzore, Soleimani po planifikonte një sulm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump tha të martën se Kasem Soleimani ishte duke planifikuar një sulm të madh, por nuk dha hollësi.

Ai po udhëtonte me kreun e Hezbollahut dhe vrasja e tij bëri që të shpëtoheshin një numër i madh jetësh njerëzore,” tha Presidenti në komentet për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e Kryeministrit të Greqisë Qiriakos Micotaqis.

Ai shtoi se SHBA po e ndiqnin Soleimanin prej një kohe të gjatë dhe se brenda Iranit shumë njerëz u gëzuan për vrasjen e tij pasi i trembeshin atij. Presidenti Trump e quajti Kasem Soleimanin “një monstër” që kishte vrarë shumë njerëz.

Nga ana e tij, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper pohoi të martën se është më se e drejtë të thuash se sulmi që Soleimani ishte duke planifikuar duhej të ekzekutohej brenda pak ditësh dhe jo javësh.

Shtetet e Bashkuara, tha ai në Pentagon, duhet të presin që Irani të hakmerret për vrasjen e Soleimanit.

Unë mendoj se duhet të presim që ata të hakmerren në disa mënyra dhe forma, – tha ai – duke shtuar se një hakmarrje e tillë mund të bëhet përmes grupeve të mbështetura nga Teherani, jashtë Iranit ose nga vetë dora e tyre“.

Ne jemi të përgatitur për çdo rrethanë. Dhe atëherë ne do të kundërpërgjigjemi në mënyrë të përshtatshme ndaj çdo veprimi të tyre”.

Ndërkaq, Presidenti Trump tha se do t’i bindej ligjit ndërkombëtar për të mos vënë objektet kulturore iraniane në shënjestër të sulmeve ushtarake, duke tërhequr një kërcënimi që ai bëri ndaj Iranit pak ditë më parë.

Duke folur për trupat ushtarake amerikane në Irak, Presidenti Trump tha se nëse SHBA largohen nga Iraku, kjo do t’i linte Iranit një prani të madhe atje.

Lexo edhe :  Kopshti zoologjik kërkon të dhuroni kafshët shtëpiake si ushqim për grabitqarët

Në një kohë të caktuar, trupat amerikane do të duhet të largohen nga Iraku, por kjo kohë nuk është tani, tha ai. Irakut do t’i duhet ta garantojë vetë sigurinë e tij, shtoi presidenti amerikan, raporton Zëri i Amerikës.

Të fundit

Drejtoria e Mbrojtjes jep alarmin: Këto 3 ditë priten temperatura ekstreme, bëni kujdes!

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin apelon të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes tre ditët...

Ditri Ekart dhe rrënjët ezoterike të Nazizmit: Hitler në shërbim të një vizioni okult

Përgatiti: Leonard Veizi Autori amerikan Xhimi Marrs, në veprat e tij që eksplorojnë lidhjet mes politikës dhe sekreteve okulte, e për më tej në vëllimim...

Dafina Zeqiri, koncert pas lindjes? Ja fotoja që ndezi dyshimet

Këngëtarja, e cila u bë nënë së fundmi, duket në formë dhe e buzëqeshur, ndërsa postimi ka ngjallur aludime se ajo mund të jetë...

E vërteta e videos që u bë virale në “Tik Tok”

Mediat sociale, veçanërisht Tik Tok, kanë publikuar masivisht këtë fundjavë pamjet e një ngjarje të pabesueshme ku shihet sesi një delfinë vret trajneren e...

Sulmi ajror izraelit vret gazetarin e Al Jazeera-s në Gaza

Një nga gazetarët më të njohur të rrjetit Al Jazeera, Anas Al Sharif, është vrarë së bashku me katër kolegë të tjerë në një...

Lajme të tjera

Web TV