Mbretëresha dhe Princi Filip duket se shohin e vëzhgojnë me shumë kujdes çdo lëvizje të Dukeshës së Kembrixh, Kate, për tu siguruar se përshtatja e saj me jetën mbretërore është e butë, e qetë dhe e ngadaltë, thotë një ekspert i mbretërisë.
Kate iu bashkua familjes në vitin 2011 kur u martua me princin William në Westminster Abbey dhe ndër vite nga ajo kohë, ka rritur besimin dhe popullaritetin e saj. Por eksperti i familjes mbretërore, Tom Quinn thotë se monarkja 94 vjeçare dhe bashkëshorti i saj ende duan të sigurohen që me Kate, do të shmangin telashet dhe historitë që i kanë ndodhur edhe më të rinjve se ajo, më herët.
Kate është shprehur e hapur dhe e sinqertë më herët kur ka pranuar se është e re në rolin e saj mbretëror por kjo nuk e ka ndalur në angazhimet e detyrat e saj zyrtare, përkundrazi, thotë se kjo është një punë unike që shumë pak njerëz në botë kanë fatin ta kenë pjesë të përditshmërisë tyre.
Edhe ekspertët, që e vlerësojnë angazhimin e Kate, thonë se ajo po rritet dita ditës në hapat e mbretëreshës Elizabetë dhe se në të ardhmen do të jetë një mbretëreshë perfekte. Sipas ekspertëve, ashtu si princesha e ndjerë Dajana, edhe Kate vjen nga një familje e thjeshtë, ajo është një zonjë me klas.Ka.li/fjala.al/Burimi:Mirror