Qeveria miraton fondin për riparimin e pallateve në Kavajë dhe Kamëz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë kaluar plotë gjashtë muaj nga rënia e tërmetit të 26 nëntorit. Pasditen e sotme qeveria ka miratuar me anë të një VKM-je përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në bashkitë Kamëz dhe Kavajë.

Ky fond që është miratuar mban shumën prej 510 240 000 lekë.

Bashkisë Kamëz do t’i transferohet fondi prej 163 890 000 lekësh, në formën e transfertës së pakushtëzuar, ndërsa bashkisë Kavajë i transferohet fondi prej 346 350 000 lekësh, po në formën e transfertës së pakushtëzuar.

Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Kamëz dhe Kavajë.

 

 

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë, përfshirë atë mes Kosovës dhe...

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Nga Kim Mehmeti Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas! Një koleg nga Tirana sot më pyeti...

Paketa e Maleve, 500 projektet e para do të jenë pa taksa

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa...

Shqiptarët harxhojnë mbi 100 milionë euro në vit për riparimin e elektroshtëpiakeve

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare...

Meta: Të hetohet kush i bëri pagesat dhe kujt i dërgoheshin faturat

“Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut”. Kështu është shprehur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta...

Lajme të tjera

Web TV