Në aeroportin e Rinasit mbërrinë charteri me oficerë shtesë të FRONTEX

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në aeroportin e Rinasit ka mbërriti një charter me oficerë shtesë të FRONTEX për parandalimin e emigracionit të paligjshëm në vend.

Ata do të vendosen në në kufirin e jashtëm të Shqipërisë me BE-në, në vijim të misionit.

Njoftimi i plotë 

Prej 1 viti, në vendin tonë, konkretisht në Gjirokastër dhe Korçë, në kufirin tokësor me Greqinë, filloi zbatimi i operacionit JO FOA Western Balkan, i Agjencisë Europiane të Rojes Kufitare dhe Bregdetare, FRONTEX, ku marrin pjesë oficerë të policive kufitare të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian dhe të FRONTEX.

Qëllimi është zbatimi i aktiviteteve operacionale të koordinuara, në kufirin tokësor ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, për kontrollin e flukseve të imigracionit të parregullt, parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar dhe forcimin e bashkëpunimit. Ky qëllim, tashmë është përmbushur me sukses.

Që prej fillimit të Operacionit të përbashkët, me 22 Maj 2019, situata e sigurisë kufitare ka ndryshuar dukshëm, në sajë të angazhimit të rojeve kufitare të vendeve të Bashkimit Europian, por edhe në sajë të pajisjeve teknike për kontrollin e kufirit të vendosura në përdorim të operacionit nga vendet anëtare dhe FRONTEX.

20 shtete kontribuan në Operacion duke angazhuar punonjës policie dhe personel civil, me 7 profile të lidhura me detyrat e kontrollit kufitar (për mbikëqyrjen e kufijve, ekspertë informacioni, ekspertë të intervistimeve, oficerë mbështetës të Frontex, ekspertë të nivelit të avancuar të dokumenteve të udhëtimit, ekspertë të automjeteve të vjedhura, oficerë të vijës së parë të kontrollit) si dhe përkthyes (si pjesë e kontributit të Holandës).
Për të mbuluar plotësisht nevojat operacionale, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion të operacionit të gjitha burimet e tjera të nevojshme njerëzore.

 

Lexo edhe :  Vatër e madhe zjarri në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV