Brenda orgjive që organizonte Neymar… Herrera zbulon detajet pikante te PSG

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti Ander Herrera ka zbuluar detaje pikante të jetës jashtë fushës të lojtarëve të PSG e në veçanti brazilianit Neymar, si organizator i festave me “drita të kuqe”. Braziliani u fotografua duke gëzuar me pjesën tjetër të skuadrës së PSG në Saint Tropez këtë javë teksa shijuan një pushim pasi sezoni i Ligue 1 u anulua. Por Neymar është i famshëm për festat e tij të kthyera shpesh në orgji sipas pjesëmarrësve.

Në shkurt, Neymar organizoi një party të madh në klubin e natës YoYo në Paris për të festuar ditëlindjen e tij të 28-të, dhe e bëri me një rregull të veçantë në vend. Ai ndau futbollistët e martuar dhe ata single në zona të ndryshme, kështu që tradhtitë e atyre të kurorëzuar nuk do  të zbuloheshin.

Duke folur në shfaqjen televizive spanjolle Rezistenca, Herrera shpjegoi se ish-ylli i Barcelonës ftoi shokët e tij të skuadrës dhe ËAG-s e tyre në festën e tij të ditëlindjes.

Por në vend që t’i mbante të gjithë së bashku në të njëjtën zonë, Neymar i ndau në dy grupe nëpër kate të ndryshme. Lojtarët që ishin martuar u ndanë në katin e fundit, ndërsa ata ishin beqarë të vendosur në katin e poshtëm në mënyrë që ata të mund ‘të kalojnë një kohë të mirë’.

I pyetur se çfarë ndodhi në festë, ish-mesfushori i Manchester United Herrera thjesht u përgjigj: ‘Di se çfarë nuk ndodhi. Të gjitha të mundshmet thuajse?!’

Herrera tha: ‘E vërteta është se kur Neymar bën diçka, ai e bën atë që të kënaqen të gjithë. “Sigurisht, gruaja ime nuk do të më linte të shkoja në banjë ose të zbres në katin e poshtëm”. Angel di Maria, Mauro Icardi dhe Marco Verratti ishin në mesin e atyre që figuruan prezent bashkë me Keylor Navas, Pablo Sarabia dhe Leonardo Paredes.

Të fundit

Dashuri në një klimë të ftohtë: Putin dhe romanca e tij me Trump në Alaska

Nga David Smith, The Guardian Ai ishte momenti kur ai e kuptoi se ishte dashuri e vërtetë. Donald Trump u kthye...

Revoltat në Serbi, lëvizja studentore: Vuçiç po e dërgon vendin në luftë civile

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat e fundit në Serbi. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në edicionin kryesor të lajmeve...

“Ti s’ke kënduar, s’do marrësh lekët”/ Shpat Kasapi rrëfehet për sherrin në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë, ai i mohoi kategorikisht...

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më...

Thethi, përvojë që lë gjurmë/ Fshati piktoresk, destinacioni më i kërkuar i të huajve

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet në kujtesë përjetë. Nga Australia në Zelandën e...

Lajme të tjera

Web TV