Kryenegociatori Zef Mazi: Shqipëria në BE, ka rrugë të gjatë e me pengesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zef Mazi do të kryesojë grupin negociator me Brukselin për vijimin e negociatave. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në cilësinë e Ministrit të Jashtëm.

Kryenegociatori u shpreh se Shqipëria do të jetë rrugë të gjatë dhe me vështirësi për në BE teksa shtoi se janë 130 mijë faqe për tu negociuar.

Mazi tregoi edhe për ngritjen e një Akademie Integrimi e cila do të trajnojë specialistët që do të merren me këtë proces si dhe do të ketë dhe një ekip prej 3 këshilltarësh.

Fjala e plotë

“Do kemi rrugë të gjatë dhe me vështirësi. Do të kemi dhe pengesë. Janë 130 mijë faqe të Unionit Europian që do negociojë vendi ynë në 35 kapituj. Prandaj ka rëndësi ekipi dhe sukses është kur ekipi funksionon në harroni. As ulje dhe as nxitim I madh sepse këtu kemi të bëjmë me një maratonë të madhe. 

Eksperienca na ka mësuar se ata që e nisin me vrap maratonë nuk e përfundojnë as gjysmën. Gara është e gjatë. Detyra ime si negociator është që të dëgjoj, sqaroj e kërkoj pa asnjë ulje ritmi duke biseduar me të gjithë nivelet e larta të shtetit tonë, sepse kjo rrugë ka nevojë për mbështetjen e plotë të gjithsecilit të institucioneve, parlamentit, kryeministrit, presidentit, akademikëve,shoqërisë civile e mediave për të ecur progresivisht në kryerjen e detyra për hapjen në kohë dhe mbylljen në kohë me të njëjtat ritme të kapitujve të veçantë. Po punohet që në vendin tonë të ngrihet një akademi për integrimin. Do të jetë një qendër trajnimi për të gjithë ata që do të merren me çështjen e integrimit. Ekipi i kryengeociatorit do të përbëhet nga një grup këshilltarësh, 3-4 vetë. Vakancat do të bëhen publike”.

 

Lexo edhe :  “Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, përgjigjet Rama: Duhen bërë ca llogari…

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së...

Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera –...

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike në botë, dhe sigurisht monumenti...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Lajme të tjera

Web TV