Dy aksidente në Tiranë, një i plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy aksident automobilistik janë regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në kryeqytet.

Mësohet se një drejtues mjeti ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, tek Rrethrrotullimi i Saukut dhe mësohet se fatmirësisht dëmet kanë qenë vetëm materiale.

Ndërkohë që një aksident tjetër është regjistruar tek zona e “Brrylit”. Mësohet se mjeti me drejtuese shtetas M.N., ka përplasur një biçikletë duke lënë të plagosur drejtuesin e saj, ende të paidentifikuar. Ai është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidenteve./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Pse lakuriqët e natës nuk sëmuren kurrë?

Pavarësisht se janë një rezervuar virusesh, lakuriqët e natës nuk sëmuren: e gjitha kjo falë fluturimit të tyre, i...

Një tjetër arsye e mirë për të mbajtur mace shtëpiake brenda shtëpive tona

Secilit habitatin e tij: macet e shtëpisë që bredhin përreth mbajnë me vete kimikate, të tilla si vrasësi i pleshtave, që rrezikojnë të dëmtojnë...

Ndahet nga jeta Patrick Barclay, gazetar i talentuar dhe i respektuar i futbollit

Shkroi ndër të tjera për Guardian, Telegraph dhe Times - Barclay shkroi gjithashtu një numër librash shumë të vlerësuar  Saçin Nakrani  Ka ndërruar jetë në moshën...

A mund të ndalojmë t’i quajmë këta njerëz populistë?

Nga David Brooks Gjatë 20 viteve të fundit, apo kaq shumë prej nesh, tipa vëzhgues socialë kanë shkruar për humnerat e tmerrshme që ndan klasën...

SHBA e ka shitur Ukrainën poshtë lumit, i tregon Britanisë çfarë do të thotë “Amerikë”

Një superfuqi që dikur ndërtoi aleanca në të gjithë perëndimin po riorientohet në mënyrë dramatike – dhe po ashtu duhet edhe ish-aleatët e saj Gaby...

Lajme të tjera

Web TV