Rimbursimi i gjobave në Greqi/Ndryshimet në buxhetin e vitit ’20, ja ku mund të aplikoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët që janë gjobitur pasi kanë kaluar afatet e qëndrimit jashtë vendit do të kenë mundësi të rimbursohen, përmes aplikimit pranë drejtorisë së përgjithshme të tatimeve. Qeveria ka vendosur në dispozicion të këtij procesi një fond prej 26 milion lekësh si shtesë në buxhetin e ministrisë së financave.

Qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion të ministrisë së financave një fond prej 26 milionë lekë të reja për kompensimin e shqiptarëve të gjobitur nga shteti grek për tejkalim të afateve të qëndrimit.

Fondi është akorduar me anë të një ndryshimi në buxhetin e vitit 2020, që ka për qëllim të ndihmojë qytetarët shqiptarë që u bllokuan në Greqi nga mbyllja e kufijve si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

në vendimin e këshillit të ministrave theksohet se të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilëve iu përfundonte afati i qëndrimit në periudhën 10 mars–1 qershor 2020 e për shkak të mbylljes së kufijve, kanë tejkaluar afatin e qëndrimit, dhe për pasojë janë gjobitur nga shteti grek për çka do të rimbursohen përmes këtij fondi nga shteti shqiptar.

Pak ditë më parë përmes një reagimi për këtë çështje, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se aplikimi për rimbursim mund të bëhet përmes një formulari pranë drejtorisë së tatimeve, ku duhet të paraqitet dhe mandati i gjobës, e cila në çdo rast duhet të jetë e përkthyer dhe të noterizuar, shkruan oranews.

Në rast dyshimi apo konstatimi të një parregullsie në dokumentet e paraqitura për rimbursim të gjobës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon informacion në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrinë e Brendshme.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Kur Shqipëria stërviste udhëheqësit e Palestinës

YLLI MOLLA - Udhëheqësi i Palestinës, Jaser Arafat, ka kryer stërvitje ushtarake edhe në Shqipëri. Gjatë vizitave të...

Kreshnik Spahiu: Pse Shqipëria ka shumë rrugaçë?

Ishte një pasdite shtatori e vitit 1988, kur po kthehesha nga shkolla për në shtëpi. Në oborrin e lagjes pashë disa njerëz të ulur...

“Qava si për djalin tim!” Gazetarja letër djalit që u dhunua për një shishe ujë

Gazetarja Fatma Haxhialiu e cila jo më larg se pesë muaj më parë solli në jetë një tjetër bekim, duke u bërë mami e...

42-vjeçarja çeke mbytet në Qerret

Një pushuese nga Çekia ka humbur jetën në Qerret të Kavajës pasditen e të dielës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në plazhin...

Netanyahu pas pauzës: Nuk ka më justifikime për OKB-në

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar për herë të parë pas njoftimit zyrtar të ushtrisë izraelite për masat e reja në rritjen e...

Lajme të tjera

Web TV