Drejt Mykonos me 71-mijë euro të fshehura, ndalohet në kufi sarandioti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si pasojë e fluksit të madh të emigrantëve që largohen nga atdheu, në pikat kufitare Policia ka shtuar kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera nga Policia Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe Frontëx-in është bllokuar dhe sekuestruar një automjet me drejtues një shtetas shqiptarë.

Bëhet fjalë për një 21-vjeçarë me inicialet E.X, me origjinë nga Berati banues në Greqi. Mjeti i këtij shtetasi rezultoi me ndërhyrje mekanike në numrin e shasisë.

Gjatë kontrolleve në prangat e Policisë ka rënë edhe një 49-vjeçar me inicialet V.G, lindur në Sarandë banues në Greqi. 49-vjeçarit pasi iu kontrolluar automjeti u gjetën një sasi prej 70900 eurosh të pa deklaruara të cilat i kishte fshehur në automjet me qëllim shmangien e kontrollit.

Mbi dy shtetasit rëndojnë akuzat “Trafikim i mjeteve motorike” dhe “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi Policisë:
Kakavijë

Policia Kufitare vijon zbatimin e masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bllokohet një tjetër mjet luksoz i vjedhur.

I sekuestrohen 70900 euro një shtetasi, i cili tentoi t’i transferonte në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë.

Procedohen penalisht dy shtetas.

Në vijim të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave për shtimin e kontrolleve në pikat doganore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve te imtësishme të kryera nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe Frontex-in, në dalje të RSH-së është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit të markës Renault, me drejtues shtetasin shqiptar E. X., 21 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Greqi. Mjeti i këtij shtetasi rezultoi me ndërhyrje mekanike në numrin e shasisë.

Lexo edhe :  Trump vjen në Tiranë, kryeministri Rama zbardh detaje për vizitën

Po në vijim të kontrolleve u kap shtetasi me inicialet V. G., 49 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Greqi, të cilit gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi prej 70900 eurosh, të cilat i kishte fshehur në automjet, me qëllim shmangien e kontrollit.

Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 1 automjet dhe një sasi prej 70900 eurosh.

Veprimet e para hetimore për këto raste u kryen nga DVP Gjirokastër, për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe materialet në ngarkim të dy shtetasve i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Fjala.al

Të fundit

Çfarë na tregon një foto e vetme për fuqinë e Trump në Kongres

BBC Menjëherë pasi Mike Johnson u duk se doli me dy vota para mbajtjes së kryesisë së Dhomës së Përfaqësuesve...

Furnizoi me drogë ish-yllin e “One Direction”, arrestohet kamerieri në Argjentinë

Një kamerier i akuzuar për furnizim me drogë për Liam Payne para vdekjes së tij është arrestuar, sipas mediave argjentinase. Braian Paiz, 24 vjeç, ishte...

“Fundi i botës, Luftë, Zombie”/ Parashikimet rrëqethëse të Simpsons për vitin 2025

Seriali “The Simpsons” është i famshëm për bërjen e “parashikimeve” të çuditshme të sakta. Filmi vizatimor ka parashikuar me saktësi disa ndodhira. Ata kanë...

Sfida e Inteligjencës Artificiale vjen nga Kina

Vitin e kaluar, mes bujës së shkaktuar nga ardhja e ChatGpt, një gazetë e qeverisë kineze u përpoq të qetësonte lexuesit, të cilit ishin...

Blinken: Dërguam armë në Ukrainë para se të niste lufta

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin furnizuar me armë autoritetet ukrainase edhe para fillimit të luftës. Ai...

Lajme të tjera

Web TV