Kritika shtetit për pronat/Lame premton: Do i japim fund regjistrimit, ja hapat që do ndiqen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më në fund procesi i regjistrimit të pronave në jug do të mbyllet. Lajmin e ka bërë të ditur Kreu i Kadastrës, Artan Lame.

Në një dalje për mediat, Lame lëshoi kritika të forta kundrejt shtetit shqiptarë, që sipas tij, prej 30 vitesh nuk është në gjendje të mbyllë problemin e pronave.

Lame sqaroi edhe hapat që do të ndiqen, që nga marrja e informacioneve në terren, e deri te dhënia e certifikatave të pronësisë qytetarëve.

Fjala e plotë

Ka 30 vjet që shteti shqiptar, ku më shumë e ku më pak, nuk ka qenë në gjendje të mbyllë problemin e pronave, kryesisht në jug. Janë gjithë zonat kadastrale të bregdetit të jugut ende të paregjistruara. Dy herë është nisur ky proces, të dyja herët ka dështuar. Njëherë u nis dhe u la në mes, herën tjetër u çua më tej, por u la sërish, edhe pse ishte me financime të huaja.
Ju them me bindje se kjo do të jetë hera e tretë ku procesi i regjistrimit të pronave në jug do të përfundojë. Por, ky proces nuk mund të bëhet pa u bërë të gjithë bashkë. Po nuk u krijua fryma e bashkëpunimit dhe fryma që shteti, me gjithë problemet që mund të ketë, e ka marrë seriozisht këtë, nuk mund të shkojë përpara. Besoj që do të mbyllet në këto muaj që është lënë si proces.
Për rreth dy-tre muaj ne do të vazhdojmë me grupet në terren për të bërë mbledhjen e informacionit, pastaj do të përpunohet në zyrat tona dhe do të shfaqet për dy-tre muaj të tjerë pranë gjithë zyrave tona në bregdetin e jugut dhe do t’i lihet afat dy-tre muaj çdo qytetari të shohë si është pasqyruar prona e tij.
Do të kemi tre kategori, o qytetarë që kanë pronën e pastër dhe do të marrin certifikatën e pronësisë, o qytetarë që kanë probleme me njëri-tjetrin dhe arrijnë ta gjejnë zgjidhjen me njëri-tjetrin dhe do të regjistrohen të dy palët dhe do të marrin certifikatën, o qytetarë që kanë probleme me njëri-tjetrin dhe nuk e gjejnë zgjidhjen dhe do iu thuhet të shkojnë në gjykatë
Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Bien aksidentet, shtohen viktimat/ Nga janari në gusht 38 humbje jete më shumë se në 2024

Nga janari deri në gusht të vitit 2025, në vendin tonë janë regjistruar 961 aksidente rrugore. Si pasojë e...

Gjashtë emrat që garojnë për kreun e Gjykatës Kushtetuese

Këtë të mërkurë janë përzgjedhur gjashtë kandidatë që do të garojnë për postin e drejtuesit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas gazetares Glidona Daci, nga 13...

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

OpenAI ka premtuar të prezantojë kontrollet prindërore për ChatGPT. Kur kontrollet të jenë të disponueshme, ato do t’u lejojnë prindërve të lidhin llogaritë e tyre...

Këto kufje kushtojnë 100 mijë euro

Gjiganti gjerman i teknologjisë, Loewe dhe argjendari i njohur amerikan Jacob & Co. kanë bashkuar forcat dhe kanë prezantuar një seri të kufizuar kufjesh...

Flutura Açka, kërkësë publike Gazmend Bardhit: Më kërko falje!

Flutura Açka, i ka drejtuar një kërkesë publike për ndjesë Gazment Bardhit. E ftuar në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku, Açka u shpreh e...

Lajme të tjera

Web TV