Maqedoni/ Regjistrohen 156 raste të reja me koronavirus dhe 6 viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni janë regjistruar 156 raste të reja me koronavirusin Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për mediat bëri me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1227 teste nga të cilat rezultuan pozitivë 156 persona. Harta është zgjeruar në Shkup – 100, Kumanovë – 11, Tetovë – 19, Shtip – 6, Veles – 6, Koçanë – 3, Strugë – 2 dhe nga 1 rast në Dibër, Prilep, Manastir, Ohër, Kavadar, Gostivar, Gjevgjeli, Kratovë dhe Sveti Nikollë.

Ndërkohë 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, katër prej tyre janë nga qyteti i Shkupit dhe dy nga Tetova.

Numri i përgjithshëm i të prekurve në Maqedoni ka shkuar në 4820, numri i të shëruarve është 1863, numri i viktimave shkon në 222, kurse për momentin shënohen 2735 raste aktive./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla (VIDEO)

Papa Leoni XIV, ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se...

FOTO/ Imazhi i Shën Pjetrit dhe vula e tij, dalin pamjet e unazës së Papa Leonit XIV

Vatikani ka publikuar detajet e unazës së Papa Leonit XIV, e cila ka një imazh të Shën Pjetrit në shiritin e jashtëm, me mbishkrimin...

Inteligjenca Artificiale mund t’ju tregojë se sa shpejt po plakeni nga një foto

Një fotografi është e mjaftueshme për të zbuluar se sa i vjetër është në të vërtetë trupi ynë. Nuk po flasim për moshën kronologjike,...

Kush janë 10 burrat më të pasur në botë?

Revista Forbes harton një renditje të njerëzve më të pasur në botë, duke analizuar pasurinë e tyre , sektorët në të cilët veprojnë dhe inovacionet që kanë sjellë në ekonominë globale. Ja lista...

Arlind Qori apo Agron Shehaj/ Kush është klikuar më shumë nga liderët e partive të vogla?

Erikleo Çepa, eksperti i IT-së, foli në Euronews Albania lidhur me klikimet në rrjetet sociale gjatë fushatës se cilët lider të partive të vogla...

Lajme të tjera

Web TV