Nafta zgjeron fitimet/OPEC+ do të kompensojë prodhimin e tepërt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nafta po qëndron në rritje të konsiderueshme në sesionin e fundit të kësaj jave, pasi OPEC dhe prodhuesit e tjerë premtuan se do të respektojnë marrëveshjen për uljen e prodhimit me 9.7 milionë fuçi në ditë. Edhe shenjat për rimëkëmbjen e kërkesës po mbështesin çmimet e naftës. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 39 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 41.6 dollarë për fuçi. të dyja kontratat u rritën me rreth 2% në sesionin e kaluar.

Planet e Irakut dhe Kazakistanit për të kompensuar në vijim prodhimin e tepërt gjatë majit, kanë mbështetur tregun. Nëse edhe prodhuesit e tjerë të mëdhenj do të kompensojnë furnizimin e tepër, gjatë 3 muajve në vijim shkurtimi i prodhimit do të jetë më shumë se 9.7 milionë fuçi në ditë, siç është rënë dakord mes vendeve anëtare të OPEC dhe aleatëve të tjerë.

Gjithashtu, edhe komentet e tregtarëve më të mëdhenj të naftës, si Vitol dhe Trafigura se kërkesa është rimëkëmbur gjatë qershorit, ka ofruar një mbështetje për çmimet. Analistët parashikojnë se, niveli i rezistencës për naftën Bruto amerikane është midis 40 dhe 41 dollarë për fuçi. Me këtë çmim prodhuesit amerikanë të naftës argjilore mund të rihapin më shumë rafineri/monitor/

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Sa do zgjasë lufta Iran-Izrael? Politologu analizon skenarët: Ja rreziku më i madh

Politologu Bledi Dika ishte këtë të diel i ftuar në një emision televiziv ku ka analizuar zhvillimet e fundit...

Udhëheqësit evropianë “të alarmuar”, thirrje Izraelit dhe Iranit: Qetësoni situatën

Krerët e Bashkimit Evropianë po shprehin alarm për sulmet ushtarake të nisura gjatë natës midis Izraelit dhe Iranit dhe po bëjnë thirrje për qetësim...

Skandali/ Dënimi me karrige elektrike i djalit afro-amerikan për një vrasje të suposuar

Në moshën 14 vjeç, George Junius Stinney, Jr bëhet personi më i ri i ekzekutuar në Shtetet e Bashkuara në shekullin e XX. Po kush...

Horoskopi ditor, 16 Qershor 2025

Dashi Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ju duhet te toleroni me tepër dhe te bëni sakrifica...

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë. Ajo nuk ishte vetëm një...

Lajme të tjera

Web TV