A ju kujtohet gazetari Bardhok Lala që u masakrua nga SHIK-u në 1997? Historia dhe fotot pas 23 vjetësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bardhok Lala është një hero i gjallë. Gazetari i njohur i gazetës “Dita Informacion” u rrah barbarisht nga agjentë civilë të Shërbimit Informativ Shqiptar në vitin 1997 dhe u mendua madje se nga plagët e marra kishte vdekur.

Por fati dhe Zoti e deshi që ai të shpëtonte. I hedhur nga një makinë pa targa, atë e gjeti të masakruar një fshatar i zonës afër Liqenit Artificial të Tiranës. Fshatari e strehoi dhe e mjekoi vetë dhe Bardhoku u kthye në jetë. Për ngjarjen e rëndë në atë kohë shkruajtën jo vetëm gazetat shqiptare por edhe ato ndërkombëtare.

Gjithçka rezultoi për shkak të shkrimeve që ai bënte si gazetar i kronikës së zezë, por që për disa oficerë të SHIK kjo ishte e barazvlershme me vdekjen.

Ishte koha kur gazetarët rriheshin, masakroheshin dhe vriteshin dhe nga kjo nuk shpëtoi dot as Bardhok Lala. Pas 23 vjetësh nga ajo ngjarje e rëndë Bardhok Lala gëzon shëndet të plotë edhe pse është i tërhequr nga media.

Në profilin e tij në facebook Bardhok Lala është shumë aktiv me statuse, mendime, analiza por edhe të dhëna nga jeta private. Ai shpesh publikon fotografi nga jeta e tij duke i shoqëruar me shkrime që lidhet me situatën që kalon vendi. Në një nga postimet e  fundit ai përshkruan vendlindjen e  tij e lidhur me kohën që ka kaluar.

Ja çfarë shkruan Lala:

“Koha ikën pa u kuptuar !! Mbyll sytë dua,të mos jetë kështu…!! Sa shpejt kaloi mijëvjeçari , kaluan 20 vite te shekullit 21 . Është një vizitë nga halli por malli më paska zënë , pushtuar për gjithçka dhe të gjithë. Për kodrat pa mbarim , malet krenare , për burimet pa ujë , për rrugët dhe shtigjet gjarpërushe ,për pyjet e shkatërruara , për ajrin qe s’ngopem . Si i paskan ndryshuar gjithçka? Edhe stina është pranverë pa shije pranverore ! Kaq shumë !!?? Hap sytë dhe mbërrita në fshatin e lindjes . Si erdha??? Nga humbën 72 km rrugë me 591 kthesa që përshkuam me dy kushërinjtë e mi ??? Nejse vetëm një dëshirë kam për ty o lule trëndafili , lulëzofsh gjithmonë . Koha ikën pa u kuptuar apo jo o miqtë e mi ???”

Lexo edhe :  Parlamenti italian jep “OK” për marrëveshjen e sigurimeve me Shqipërinë

Ata gazetarë, kolegë dhe miq që e kanë njohur dhe dëshirojnë të dinë më shumë për të, mund të shikojnë Bardhokun që kanë njohur afër një çerek shekulli më parë. Fjala.al publikon sot 10 foto nga jeta e tij./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Rëndohet bilanci në Palestinë, mbi 5.000 të vrarë që nga 5 tetori

Të paktën 5.000 palestinezë janë vrarë dhe zhdukur në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gazën veriore që nga...

Ja ushqimet që duhet të konsumoni nëse jemi me grip apo ftohje

Dihet se vitamina C është “arma” e vitaminës kundër ftohjes. Por përveç portokalleve dhe agrumeve që janë burimet kryesore të tij, ka edhe 5...

Republikanë në Kongres hartojnë projektligj për blerjen e Groenlandës

Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi autorizimin e bisedimeve për blerjen...

Dosja Xibraka/ Ish-prokurori Beci: Vendimi i pezullimit nuk është përfundimtar

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka komentuar vendimin e Prokurorisë së Posaçme për të pezulluar hetimet lidhur me çështjen Xibraka, me argumentin...

Emergjencat Civile: Rruga e Arbrit e pakalueshme pas reshjeve të dëborës

Emergjencat Civile kanë dhënë informacion në lidhje me situatën në vend, pas reshjeve intensive të dëborës. Sa u takon rrugëve, në qarkun Kukës, të gjitha...

Lajme të tjera

Web TV