Etiketim i parregullt produktesh/AKU masë administrative një marketi, bllokon 20 kg ushqime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trupat inspektuese të AKU-së me fokus sigurinë ushqimore kanë kryer 646 inspektime dhe monitorime si pjesë e Taks-Forcës kundër përhapjes së Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit.

AKU bën me dije se po insistohet nga trupat inspektuese të Task-Forcës që të respektohet në mënyrë sa më të përpiktë protokolli i sigurisë kundër përhapjes së Covid-19, për ta përballuar këtë situatë të shtimit të rasteve të kësaj sëmundjeje si dhe këshillohet dhe orientohet sidomos në ruajtjen e distancës fizike dhe pajisjes me të gjitha elementët e tjera të sigurisë.

Sipas AKU gjatë inspektimeve janë vendosur 1 masë administrative nga trupa inspektuese e AKU-së në një subjekt super market për etiketim të parregullt të produkteve ushqimore. Gjithashtu është bërë bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie në masën e 20 kg si, fara luledielli të pjekura, fara të qëruara, fara kungulli të kriposura, kokoshka, koncentrat perimesh, pana cucina etj

“Bazuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 18 mostra në të gjithë vendin, për monitorimin e frutave dhe perimeve për mbetje pesticide,” bën me dije AKU.

 

 

Bo.Ba/fjala.

Të fundit

Kërkon lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt

Gykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot në orën 12:00 rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon...

Shkurtohen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten për infrastrukturën

Ndryshimet e mes-vitit të buxhetit 2025 që u miratuan pak ditë më parë nga parlamenti rrisin më tej financimin për projektet e infrastrukturës, teksa...

Propozimi i pesëve sheikëve të Hebronit që ka tronditur Lindjen e Mesme

Pesë sheikët e Hebronit propozojnë “Emiratin e Bregut Perëndimor” dhe shprehen të gatshëm ta njohin Izraelin Një deklaratë e pazakontë nga pesë sheikë të fuqishëm...

Gustav Weigand, një guhëtar pionier i Ballkanit

Përgatiti: Leonard Veizi Gustav Weigand është një figurë thelbësore në fushën e gjuhësisë ballkanike. Ai ishte një dijetar i jashtëzakonshëm, puna e të cilit shtrihet...

Pensionet/ Koeficientët e rinj të rivlerësimit të pagave, përfitojnë mbi 40 mijë persona

Në dokumentin që pritet të kalojë shumë shpejt për miratim në qeveri, është miratuar koeficienti i indeksimit të bazës së vlerësuar që është caktuar...

Lajme të tjera

Web TV