“Shaq Attack” e ka humbur shkëlqimin… Xherdani do largohet nga Liverpool

"Liverpool Echo" insiston se agjenti i Shaqirit ka marrë lejen e klubit për të negociuar me ekipe të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E cilësuan një “Shaq-attack” kur firmosi me Liverpool, një lojë fjalësh me emrin e tij që i përngjante me sulmin e papritur të një peshkaqeni, por në zonën kundërshtare në futbolli. Tani, Xherdan Shaqiri po vuan për të gjetur edhe pak admirues në kampin e Reds, dhe kjo verë do të jetë e fundit te kampionët ende të pashpallur të Anglisë.

“Liverpool Echo” insiston se agjenti i Shaqirit ka marrë lejen e klubit për të negociuar me ekipe të tjera. Anësori me prejardhje nga Kosova që luan me përfaqësuesen zvicerane, ka kaluar një sezon të vështirë në ‘Anfield Road’, duke u përballur me shumë lëndime, e gjithashtu duke mos qenë i preferuari i trajnerit Jurgen Klopp, edhe kur ishte i gatshëm për të dhënë kontributin në fushë.

Ndeshja e fundit që Shaqiri është aktivizuar te Liverpool këtë sezon, është ajo kundër Tottenham, në janar të këtij viti. Galatasaray dhe Sevilla janë të interesuara për 28 vjeçarin që tani kushton pak, dhe është i sakrifikueshëm, falë alternativave të mëdha në ofensivën e Liverpool.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV