Liverpool ndjen frikën e “eksodit”, sulmuesi Mane joshet nga PSG dhe Real

Kontrata e Mane sigurisht skadon në 2023 dhe ka ende kohë, por nëse nuk rinovon, Liverpool do pranojë ta shesë për të mos komplikuar situatën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai është pranë një titulli historik me Liverpool këtë verë, pas plot 3 dekadash mungesë të kësaj feste në Anfield Road. por Sadio Mane ka gjithashtu në mendje të tjera plane. Pas pushimeve të shkurtra në vendlindjen e tij, ai synon të fokusohet në një skuadër të re, larg Premier League.

Sadio Mane ka ngjallur frikë te Liverpool se mund të largohet gjatë kësaj vere pasi shpreson të provojë diçka të re, por sërish në optikën e Champions League. Ylli i Senegalit që vlen mbi 100 milionë euro, ende nuk ka dhënë ndonjë sinjal që do të nënshkruajë marrëveshjen e re të ofruar nga Liverpool nëntë muaj më parë.

Kjo ka bërë që trajneri i Liverpoolit të jetë në “ankth” me situatën e sulmuesit të tij. Real Madrid dhe PSG janë skuadrat e interesuara për Mane, që pas kalimit te Liverpool në vitin 2016, është shndërruar në mesin e sulmuesve më të mirë.

Kontrata e Mane sigurisht skadon në 2023 dhe ka ende kohë, por nëse nuk rinovon, Liverpool do pranojë ta shesë për të mos komplikuar situatën. Sipas The Sun, ekipe si real madrid dhe PSG janë gati të ofrojnë edhe 150 milionë, vetëm për ta patur në gjirin e tyre, e në kohët e krizës së pandemisë dhe ekonomisë, kjop është një super marrëveshje.

 

Të fundit

Pushuesi nga Maqedonia e Veriut ndërron jetë në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku një pushues nga...

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit,...

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me USS George Washington në Detin...

Çfarë do të thotë ‘40% mundësi për shi’ në aplikacionin e motit? Shumica nuk e kuptojnë

Çfarë fshihet pas përqindjes së shiut në parashikimin e motit? Sa herë keni hapur aplikacionin e parashikimit të motit në iPhone-in tuaj dhe keni parë...

Largohen edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës! Rama do emra të rinj

Nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë, burimet bëjnë me dije se do të largohen nga drejtimi...

Lajme të tjera

Web TV