Nga Lindja e Mesme në Perëndim, shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një rrjet trafikantësh është zbuluar nga policia, të cilët në bashkëpunim me shtetas të huaj trafikonin ilegalisht qytetarë nga Lindja e Mesme drejt vendeve europiane kundrejt shumave të parave.

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar 6 shqiptarë, si dhe ka sekuestruar shuma parash, armë zjarri pistoletë, automjete e prova të tjera.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor “Stafeta”.

Goditet një grup kriminal që merrej me organizimin dhe drejtimin e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e mesme drejt vendeve të BE-së.
Vihen në pranga 6 shtetas.

Sekuestrohen shuma parash, armë zjarri pistoletë, automjete e prova të tjera.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt vendeve të BE-së, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në koordimin nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një hetimi gati 8-mujor ka finalizuar me sukses operacionin “Stafeta”, duke goditur një aktivitet të paligjshëm në fushën e trafikimit të personave.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal të vitit 2019 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe ndalimi i shtetasve: A. O., 36 vjeç, M. I., 30 vjeç, A. V., 39 vjeçe, A. B., 20 vjeçe, të katërt banues në Tiranë, si dhe A. P., 21 vjeç dhe M. P., 19 vjeç, të dy banues në Korçë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë në Greqi, Turqi dhe Lindjen e Mesme, për një periudhë 9-mujore kanë organizuar dhe drejtuar veprimtarinë kriminale të trafikimit të personave me origjinë nga Lindja e Mesme në Greqi, Shqipëri deri në përcjelljen e tyre drejt kufirit me Malin e Zi, Kosovën, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Lexo edhe :  56-vjeçari gjerman përplas me makinë këmbësoren në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Gjatë ndjekjes së këtij procedimi penal janë dokumentuar rreth 4 raste të trafikimit të personave nga ky grup dhe sipas të dhënave këta persona merrnin nga 100-300 euro për çdo emigrant nga Bilishti në Tiranë dhe nga Tirana në drejtim të Kukësit ose Shkodrës.

Shtetasit A. O., A. V. dhe M. I. janë kapur në flagrancë në afërsi të rrethrrotullit të TEG-ut duke transportuar me automjetet 5 emigrantë të paligjshëm nga Maroku.

Gjatë këtij operacioni policor janë mundur të sigurohen prova materiale të përfitimeve të këtyre personave nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 12.000 euro, 1 milion lekë, një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, 10 aparate celuarë, mandate tërheqjeje shumash monetare nga agjensitë e transfertave të parave, si dhe dy automjete që shërbenin për të transportuar emigrantët.

Materialet procedurale iu përcollën Prokurorisë pranë Gjyaktës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit’’ dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ka.li/fjala.al

Të fundit

“E-albania kurthi më i keq”/ Rama ironizon Berishën me videon e bufit: S’ka derman jo

Kryesocalisti Edi Rama ka ironizuar sërish kryetarin e Partisë Demokratike me një video me buf. Në video Berisha shpreh pakënaqësitë ndaj portalit E...

Spahiu: Sponsorizimi 6 mln dollarë për PD kalon disa herë limitet e parashikuar në ligj

Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu, në një intervistë për Report TV, tha se sponsorimi prej 6 milionë dollarësh për PD në kontratën me kompaninë...

Aeroporti i Vlorës merr kodin nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave aeroportit të Vlorës, VLO. Lajmi është bërë i...

Lobim 6 milionë dollarësh, SPAK nis verifikimet për kontratën e PD në SHBA

Kontrata e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA është futur në verifikim nga SPAK. Shifra prej 6 milionë dollarësh e kësaj kontrate dhe burimi i...

50 euro vota krim zgjedhor, 6 milion euro quhet lobim ligjor! Pse hesht KQZ?!

Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu, deklaroi se KQZ duhet të reagojë lidhur me kontratën 6 milionë dollarëshe të PD me kompaninë "Continental Strategy". Sipas...

Lajme të tjera

Web TV