Arben Meçaj ka qenë një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe pjestar shumë aktiv i Lëvizjes së Dhjetorit 1990. Madje ka qenë pjesë e takimit të famshëm të studentëve dhe pedagogëve më presidentin e asaj kohe Ramiz Alia.
Teksa ka marrë një mesazh nga një militant demokrat ai e falënderon që ky i fundit e kujton ende themeluesin e PD në Pogradec ka një përgjigje epike ndaj tij.
Përmes një postimi në rrjetin tij social Facebook Mecaj i kthen përgjigje militantit Klement Vesho teksa i kujton se 16 nga 19 anëtare të kryesisë së PD ishin sigurimsa në vitin 1994.
“Përgjigje e sinqertë ndaj një militanti të mirë PD-ist.
Kliment Vesho
Përshendetje Kliment! Të mirëkuptoj sa shpreh. Po me 6 Janar 1991 Unë së bashku me Ju çamë diktaturën në Pogradec. Nga ajo ditë askush nuk ka fol për atë Akt.
PD Pogradec 30 vjet ka festuar 6 Janarin, ke qenë dhe ti besoj, Por Arben Meçaj JOOOO.!!?? Përse. Ti s’ke pyetur ndonjëherë.
E nëse do një përgjigje, sa për nxehje. Në 1994 nga 19 anëtare të kryesisë PD Pogradec 16 ishin Baskëpunëtorë.
Nëse do më të jap dhe sa ishin në Kryesinë e PD Tiranë. Dhe këta monstra shpërbënë atë që ne bashkë realizuam në 6 Janar 1991. Rrofsh që më kujtove, dhe që me frymëzove që ka njerëz që mbajnë mend Themeluesin e PD Pogradec”, shkruan Mecaj./Bl.Ba/Fjala.al