“Janë lekët që më takonin”, kamarieri vjedh xhiron ditore se pronari i vonoi rrogën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kamarier është vendosur nën hetim se ka kryer vetëgjyqësi për pagën e luftës, e quajtur e tillë nga kryeministri Edi Rama gjatë periudhës së pandemisë. Kundër Elert Allara, u ankuan familjarët e punëmarrëses së tij, të cilët pretendojnë se punonjësi u tregua mos kuptues dhe nuk i priti derisa paga e luftës t’u kalonte në bankë.

Përkundrazi ai insistoi gjatë për rrogën dhe në fillim të muajit qershor i njoftoi se do braktiste detyrën. Madje denoncuesja B. Idrizaj i tha oficerit të policisë se Allara , kishte hyrë në kasë e kishte marrë prej andej 22 mijë lekët që pronarët i kishin mbetur borxh gjatë pandemisë. Në shkresën që gazeta “Si” disponon nga burime policore Idrizaj rrëfen se familja e saj drejton një lokal pastiçeri në rrugën “Vaso Pasha”.Gjatë pandemisë lokali u mbyll në muajin mars. Kamarieri na kërkoi rrogën pasi kishte disa probleme familjare.

“Denoncuesja këmbëngul se pronarët kishin pranuar dhe i kishte dhënë dorazi kamarierit 22 mijë lekë së bashku me shpjegimin se: kur ti kalojë paga e luftës në bankë ai duhet t’ua kthejë”. Siç rezulton më vonë, kamarieri e ka tërhequr pagën e luftës, por nuk e ka kthyer shumën e kërkuar tek pronarët. Policia shkruan pas vëzhgimit të veprimeve dhe marrjes së dëshmive të punonjësve të restorantit “rezulton se në datën 6 qershor,

Elerti hyri në lokal, e hapi, qëndroi pak fare dhe iku”. Kur pronarët janë vënë në dijeni nga pastruesja se në lokal kishte qenë kamarieri ata e kanë pyetur “ ku shkoi?”. Gruaja ka qenë e gatshme të tregojë vetëm që punonjësi kishte qëndruar fare pak dhe pastaj kishte ikur. Por denoncuesja këmbëngul në polici se Elerti, gjatë vizitës së shkurtër, kishte marrë në banak 2240 lekë, që ishin xhiroja ditore e lokalit.

Por një rrëfimi i kamarierit edhe pse ka qenë ezaurues para policisë, nuk e ka shpëtuar atë nga hetimi. Sipas një burimi të gazetës “Si” , i riu u mor në pyetje në komisariat në datën 10 qershor, me dyshimin se ai kishte vjedhur. Por këto dyshime u hodhën poshtë. Ai rrezikon hetimin për vetëgjyqësi, një kundravajtje që kryhet atëherë kyr qytetari kërkon të vendosë në vend një të drejtë që i takon, duke kryer veprime të palejuara, ndonëse mundësia e tij ishte njoftimi i policisë. Allara deklaron” është e vërtetë që shkova në lokal javën e parë të qershorit.

Lexo edhe :  Shqipëria, potencial për litium?

‘Arsyeja është se unë kam punuar deri në datën 11mars, atëherë kur lokali u mbyll për shkak të Covid. Nga marrëveshja me pronarët, më kishin njoftuar se çdo muaj do paguhesha 33 mijë lekë. Por këto para nuk mu dhanë me pretendimin se më ishte dhënë paga e luftës,” tregon ai.

Por sipas të riut paga e luftës nuk mbulonte ditët kur ai kishte punuar normalisht. Kamarieri tregon se në fillim të qershorit ai kishte vendosur ta braktiste punën, kishte lënë çelsat dhe veshjen në lokal, pastaj i kishte shkrepur ideja për të marrë hak.

“Hapa kasën dhe mora çfarë gjeta aty, për ditët e papaguara të marsit, mendoj që më përkisnin, sepse nuk mi paguan ditët e marsit,” deklaroi më tej.

Por pavarësisht kësaj kur oficerët i thonë se ai është në fije të perit e mund të hetohet edhe për vjedhje, kamarieri flet për veten.

“Nuk kam vjedhur ndonjëherë, punoj prej vitesh. Ju kërkoj falje por kështu e mendova dhe kështu veprova.Nuk është vjedhje. Janë lekët që më takonin, sepse kam punuar. Mbase nuk veprova me mendje të kthjellët,” shton më tej i akuzuari.

Sipas kamarierit , pronarët e kanë rënduar me denoncimin në fjalë pasi sipas tij është e vërtetë që për hall familjar i është paguar në dorë një shumë paraprake, por ndërkohë paga e luftës nuk i ka kaluar ende në bankë.

“Ndaj mora hak, doja ta kuptonin si ndihesh kur të marrin diçka që të përket. Kam punuar dhe më përkisnin ato para” mbylli rrëfimin djaloshi që oficerët e hetojnë për hakmarrje të një forme që ligjërisht njihet si vetëgjyqësi,”përfundon ish- kamerieri.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, tregjet financiare globale pësojnë ndryshime

Pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ka shumë ndryshime të tregjeve globale këtë mëngjes. Sipas mediave të...

Ja kujt i bie barra ekonomike nëse Trump mban zotimin dhe tarifon me 10% BE-në dhe Kinën

Duke iu përmbajtur një prej premtimeve të tij elektorale, Donald Trump thotë se po mendon të vendosë një tarifë prej 10% për mallrat që...

I dhanë fund martesës 30-vjeçare, reagon për herë të parë gruaja e Pep Guardiolas

Cristina Serra, gruaja e Pep Guardiola-s, ka folur për herë të parë pas ndarjes nga trajneri i Manchester City-t dhe ka thënë se ndihet...

5 veshjet më të ngrohta dimërore

Kombinojini me çizme dhe mbështilleni menjëherë nw tw ngrohtw. Asgjë më mirë se një fustan dimëror nuk zgjidh pamjet e periudhës dhe përshtatet me...

Paga, bonuse dhe argëtim/ Sa dollarë përfiton Donald Trump si president i SHBA?

Paga e Presidentit të SHBA-së nuk është rritur për më shumë se 20 vite. Ky tregues nënkupton që Donald Trump si president do të...

Lajme të tjera

Web TV