Atletikë/Stërmasi: Kenia, një përvojë e frytshme për Luiza Gegën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përtej një kalvari të vërtetë mëse 100-ditor, sidomos për kthimin në Shqipëri, trajneri Taulant Stërmasi dhe sportistja e tij, Luiza gega, nuk janë penduar për vendimin për të udhëtuar drejt vendit afrikan në mes të marsit. Duke folur për RTSH Sport, Stërmasi ka rrëfyer edhe vështirësitë e këtij qëndrimi të stërzgjatur për shkak të epidemisë së shkaktuar nga virusi korona dhe synimet në vijim.

Atletja shqiptare, Luiza Gega, dhe trajnerin e saj, Taulant Stërmasi, janë rikthyer në atdhe, pas mëse 3 muajsh qëndrim në Kenia. Dhe duke folur pas kthimit, Stërmasi ka rrëfyer edhe vështirësitë e këtij qëndrimi të stërzgjatur për shkak të epidemisë së shkaktuar nga virusi korona. “Në fakt, është hera e 7-të që shkojmë në Kenia, por kjo ënjtë hera e parë që qëndrojmë kaq gjatë”, – ka pohuar ai.

“Gjithmonë kemi ndenjur 9 javë, por këtë radhë na shkoi plot 95 ditë, – ka vijuar trajneri. – Ka qenë fazë e stërzgjatur, sigurisht edhe për arsye të situatës. Po për fat të mirë, stërvitja shkoi shumë mirë. Siç e thashë, ishte hera e parë dhe sportistja ime u përgjigj shumë mirë, pavarësisht problemi psikologjik se kemi një vit pa veprimtaritë madhore, siç janë Olimpiada dhe Kampionati Evropian.”

Përtej një kalvari të vërtetë mëse 100-ditor, sidomos për kthimin në Shqipëri, teska gjithçka u është dashur t’i bëjnë vetë për të mbërritur deri në Tiranë, trajneri nuk është penduar për vendimin për të udhëtuar drejt vendit afrikan në mes të marsit. “Në fillim objektivat ishin të qarta dhe natyrisht që bëmë gjënë më të mirë të mundshme, po të kemi parasysh se Lojërat Olimpike dhe Kampionati Evropian nuk ishin anuluar”, – thotë ai.
“Pastaj gjërat u bënë pak më të vështira në aspektin psikologjik, pasi sportistja përqendrohet dhe përgatitet për veprimtari kaq të mëdha dhe përfundon në nivelin e “Diamond Ligës”, që është sidoqoftë një nivel shumë i mirë, por nuk është ai që sportdashësit shqiptarë apo sportistët synojnë”, – vijoi Stërmasi. Për këtë arsye, 43-vjeçari e cilëson si mjaft të frytshëm këtë fazë përgatitore.

“Shiko, sportisti nuk e ndalon kurrë stërviten përtej gjithçkaje dhe Liza nuk ka ndaluar që prej 11 vitesh tashmë dhe kjo nuk do të ndodhte as në karantinë, qoftë duke qenë në Shqipëri apo qoftë atje në Kenia, – ka sqaruar trajneri. – Siç thashë, stërvitja shkoi shumë mirë dhe po marrim bazat kryesore të stërvitjes së nivelit të lartë dhe atletja ime ka ndryshuar krejt strukturën e stërvitjes.”

Lexo edhe :  “4 ditë pa bukë, më rrahën..."/ Boksieri Keta "rrëfen' si i qëlloi me armë policia greke

“Kemi gati 9 muaj dhe faza përgatitore në Kenia tregoi se mund të mbajmë nivele në gati 150-170 km në javë, duke mbajtur edhe intensitete të larta, – vijoi ai. – Gjë që bëhet nga sportistë nga nivelit shumë të lartë, sepse këtë mund ta bëjnë vetëm 5-6 sportistët më të mirë në botë në çdo disiplinë. Pra ne jemi dhe tani vetëm rezultati është ai që do ta tregojë sesa të mirë jemi.”

Tanimë, synimi i atletes shqiptare, Luiza Gega janë rekordet dhe rezultatet në arenën ndërkombëtare. “Gjithmonë rezultati vjen në progres dhe Luiza ka 11 vjet që bën rekord nga viti në vit dhe kjo na jep shpresë që edhe këtë vit të thyejmë rekordin, – thotë Stërmasi. – Dhe thyerja e rekordit e ngjit sportisten më lart në renditjen botërore më mirë sesa ishte vjet dhe besojmë që në 2021-shin të bëjmë më mirë sesa në 2020-ën.”
“Pa modesti, mund të them se presim që ajo të jetë në 5-shen e parë të botës dhe duke parë kundërshtaret e veta, me të cilat është stërvitur bashkë edhe atje në Kenia, vëren se diferencat janë vërtet të vogla dhe ti nuk i sheh kundërshtaret sikur vijnë nga një planet tjetër, sepse ato janë thjesht kundërshtare dhe janë të thyeshme, – ka këmbëngulur trajneri. – Dhe do të mundohemi t’i thyejmë sa më shpejt.”

Stërmasi dhe sportistja e saj e kanë hedhur tanimë vështrimin drejt rikthimit në pistë. “Presim stacionet e “Diamond Ligës”, pasi datat janë vendosur dhe tanimë po vendoset edhe për disiplinat që do të ketë çdo stacion dhe gjithçka do të nisë më 14 gushti, deri më datën 20 tetor të këtij viti besoj, – ka thënë ai. – Kështu që, aty do të jetë fokusi ynë kryesore, gara dhe rezultati. Stërvitja ka shkuar shumë mirë dhe presim rekord që në garën tonë të parë.”/Fjala.al

Të fundit

Qeveria mbështet Mira Muratin, “Thinking Machines Lab” merr 10 mln euro nga Shqipëria

Qeveria shqiptare ka miratuar bashkë-financimin e startup-it “Thinking Machines Lab”, të themeluar nga Mira Murati, me një fond prej...

Nis regjistrimi në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës, fluksi shkakton probleme

Bashkia e Tiranës ka hapur të hënën procesin e regjistrimit të fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të qytetit, si dhe kalimin e tyre...

Bie qeveria në Holandë, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni

Kryeministri Dick Schoof u kishte bërë një apel të minutës së fundit udhëheqësve të partive të koalicionit të martën në mëngjes, përpara një takimi...

“Nuk shikonim asgjë”, Guida tregon si shpëtuan gjatë shpërthimit të vullkanit Etna

Paolo Turnaturi nga guida vullkanologjike në Katania, ka folur mbi eksperiencën e tij duke qenë prezent gjatë shpërthimit të vullkanit më të madh dhe...

Përgatituni për luftë”/Starmer paralajmëron një epokë të re kërcënimesh për Perëndimin

Fjalët e tij vijnë në një kontekst të ndjeshëm gjeopolitik, me rritjen e agresionit rus dhe frikën gjithnjë e më të madhe për një...

Lajme të tjera

Web TV