Mjekësia shqiptare me infrastrukturën me të dobët në Rajon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria rriti së fundmi me gati 20 për qind numrin e shtretërve për të përballuar pandeminë Covid-19, duke përshtatur një godinë në autostradë për spital Covid, por sërish vendi ynë mbetet me kapacitet me të ulta infrastrukturës spitalore në rajon, si në shtretër dhe në burime njerëzore thotë një raport i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Raporti i OECD që referon burime nga Banka Botërore raporton se Shqipëria ka vetëm 1,2 mjekë për 1000 banorë dhe 3,4 infermierë për 1 mijë banorë. Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm Shqipëria ka më pak burime njerëzore në stafet mjekësore se Rajoni dhe me gjerë.

Shqipëria jo vetëm që ka numrin më të ulët të burimeve njerëzore, por ka një diferencë të thellë me vendet e Ballkanit dhe Europës Lindore, ku numërohen 2-4 mjekë për 1000 banorë. E njëjta situatë vlen edhe për infermierët dhe për numrin e shtretërve. Shqipëria ofron 2,5 shtretër për 1000 banorë, ndërsa mesatarja rajonale është 4 shtretër lër 1000 banorë.

Sipas OECD që i referohet të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Shqipëria kishte 310 shtretër për shtrimin në spital të pacientëve me koronavirus para se të ndërtohej spitali Covid në autostradë.

Shqipëria ka kapacitet të ushtrojë 500 teste COVID-19 dhe ka 304 respiratorë gjithsej në të gjithë sistemin. Më 18 maj , për shkak të rënies së numrit të rasteve të reja spitalet u lejuan të fillojnë të kryejnë ndërhyrje të planifikuara dhe spitali “COVID 2”, aktualisht Sanotoriumi  u kthye në aktivitetet e tij të zakonshme. Në fillim të qershorit, një spital tjetër, me emrin “COVID 3”, është përshtatur për t’u përgatitur për një valë të re të mundshme të infeksioneve.

Lexo edhe :  Mazhoranca i merr opozitës 'Integrimin', kompenson PD-në me 'Të Drejtat e Njeriut'

Me hapjen e ekonomisë një valë e re infektimi nga Virusi është shtrirë pothuajse në të gjithë vendin duke rritur edhe numrin e shtrimeve në spitale. Por mjekët pohojnë se virusi është bërë më pak agresiv dhe koha e qëndrimit në spital e pacientëve të rënduar po vjen në ulje./Monitor.al

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV