Sot rinisin fluturimet nga Rinasi për rezidentët në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë ditës së sotme kanë rinisur fluturimet nga Aeroporti “Nënë Tereza”, vetëm për rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit europianë.

Tirana International Airport ka bërë me dije se do të jenë vajtje dhe kthim nga Tirana në Athinë, Bari, Beograd, Vjenë, Venecia dhe Firence. Sa i përket qytetarëve shqiptarë, këta të fundit do të vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar

Njoftimi i TIA-s:

Fluturimet e konfirmuara 22.06.2020. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje për ditën e hënë janë:⠀⠀⠀

✈Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim

✈Air Albania – Stamboll – Tiranë and Tiranë – Milano

✈Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim

✈Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim

✈Austrian – Tiranë – Vjenë dhe Kthim

✈Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim

✈Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EULejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Ndërkohë sot rinis edhe tranporti detar. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se të gjithë shoqëritë, do të jenë nën monitorimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare, për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Detar.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Putin: Rusia gati për një raund të ri bisedimesh me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi vazhdimin e kontakteve midis Moskës dhe Kievit, pavarësisht mosmarrëveshjeve të dukshme midis dy palëve. "Ne...

Klauzola më e famshme e momentit, reagon Barcelona: Do e paguajmë!

“Nëse një mundësi në treg e kërkon investimin bazuar te klauzola, Barca është gati të bëjë atë që është e nevojshme”. Kjo është deklarata e...

Ku shkojnë ambiciet e Putinit?

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian nuk janë akoma të qartë për ambiciet e Vladimir Putin në Ukrainë. Vetëm në Samitin e NATO-s në...

Danimarka tregon se është i zoti i shtëpisë në Groenlandë

Danimarka po organizon këtë muaj një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në Groenlandë, me pjesëmarrjen e një fregate, avionëve luftarakë F-16, forcave speciale,...

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019! Përballet në gjyq me dy të akuzuarit

Arjan Ndoja është marrë në pyetje sot në GJKKO, në gjyqin ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes lidhur me atentatin e bujshëm të 1...

Lajme të tjera

Web TV