Koronavirusi/Mjeku i QSUT: Shtimi i rasteve i pritshëm, mos prisni ulje të shifrave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Andi Koraqi, shef i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, njëkohësisht edhe anëtar i grupit të ekspertëve të anti-Covid, thotë se nga lirimi i masave shtrënguese të karantinës dhe izolimit, shtimi i rasteve me Covid -19 për ekspertët ishte i pritshëm.

Në një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, në RTV Ora, i pyetur nëse shifrat e të infektuarve që po raportohen dita ditës në rritje është shqetësuese apo jo, u përgjigj:

Sipas tij, deri në këto nivele, nuk është shqetësuese për aq kohë sa sistemi shëndetësor i përballon dhe se deri në këto shifra situata është normale.

“Ne nuk presim që të kemi një rënie drastike të këtyre numrave në vazhdimësi. Agresiviteti i virusit nuk është se ka rënë. Që të themi se ka rënë agresiviteti apo virulenca e virusit duhet të kemi evidenca gjenetike, pra duhet të gjejmë se virusi ka ndryshuar në mënyrë gjenetike. Unë përpara kam një studim i bërë nga një institucion shkencor anglez i cili thotë se kemi dy lloje virusi në qarkullim.

Kjo nuk është e konfirmuar, por asnjëra nga këto nuk tregon se virusi ka ulur virulencën. Nuk e them me bindje, por nga ana teorike transmetueshmëria mund të jetë ulur si pasojë e rritjes së temperaturave dhe uljes së lagështirës së ajrit.

Është vënë re që në ndërmarrje apo ambiente ku përpunohet mishi ku temperatura është e ulët dhe lagështia është e lartë kemi transmetueshmëri më të lartë të virusit sesa në ambiente të tjera ku temperatura është më e lartë”, tha ai./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV