“Mbi 183 mijë raste të reja”, OBSH: Rekord të infektuarish në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetit ka bërë me dije se në 24 orët e fundit është regjistruar shifra më e lartë e të infektuarve me koronavirus.

Plot 183 mijë persona kanë dalë pozitivë në testin e Covid-19 në të gjithë botën. Nga këto raste 54 771 persona janë në Brazil,36.617 në SHBA dhe mbi 15.400 në Indi, vendet me shifrat më të larta momentale.

Një tjetër rekord u shënua më 18 qershor me 181 232 me COVID-19 në një ditë, ndërsa në total që nga fillimi i  pandemisë janë regjistruar rreth 9 milionë ose më saktë 8,963,439 persona të infektuar, nga të cilët kanë humbur jetët 468,485 vetë.

Numrin më të lartë të të vdekurve në botë e mbajnë SHBA-të me 119,977 persona, Brazili është i dyti me 50,591 të vdekur.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

“Janë 3-4 viruse aktive”, Brataj: Është arritur kulmi i situatës gripale, duhet kujdes

Periudha aktuale mund të cilësohet edhe si sezoni i virozave. Nga Vlora, Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të...

“Jemi shumë vonë për primaret”/ Berisha i përgjigjet Bardhit: Do zbatohet statuti

Kreu demokrat Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës të kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili tha se janë shumë vonë...

Zgjedhjet/ Topalli lavde ‘idhullit’: Nuk ka njerëz në PD që zëvendësojnë Berishën

“Partia Demokratike është e vetmja alternativë. Ka treguar që di të qeverisë, ka treguar që ka ditur të rezistojë edhe kur kanë dashur ta...

Zjarr në një hotel në Sarandë, ende nuk dihen shkaqet

Një hotel në lagjen nr.4 në Sarandë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme Sarandë-Një hotel në lagjen nr.4 në Sarandë është përfshirë nga flakët mesditën e...

Shqiptarët orientojnë kursimet në lekë/ BSH: Frenohen depozitat në euro

Depozitat në monedhën kombëtare kanë pësuar një rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2024. Qytetarët por edhe bizneset kanë ndryshuar qasje për herë të parë që...

Lajme të tjera

Web TV